Liderët e Kosovës në akademinë e famshme “West Point”, Jahjaga ishte ftuar para 10 vitesh, Haradinaj më 2018
Autori: Gazeta inFokus 11:26 | 22 September 2024
Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar nga dje foto e video nga pritja që i është bërë në Akademinë e famshme ushtarake amerikane “West Point”, që e ka cilësuar si madhështore. Por, Osmani s’është e vetmja që është pritur në akademi. Para 10 vjetësh, atje ka qenë ish-Presidentja Atifete Jahjaga, e në vitin 2018 ish-Kryeministri Ramush Haradinaj. Edhe ata dy janë pritur me ceremoni të veçanta. Ceremonia për Jahjagën ishte përcjellë me 21 të shtëna nderi.
Dy presidente e një kryeministër i Kosovës janë pritur deri tash në Akademikë Ushtarake “West Point” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ish-Presidentja Atifete Jahjaga kishte qenë në këtë akademi para dhjetë vjetësh, ku u ishte drejtuar kadetëve me një fjalim, e edhe kishte drekuar me ta.
Në njoftimin për këtë vizitë në faqen e, Presidencës së Kosovës shkruan se Jahjagës i ishte organizuar pritje e veçantë nga Garda e Nderit dhe se ceremonia ishte përcjellë me 21 të shtëna nderi.
Ajo kishte folur aty për luftën në Kosovë.
“Është nder i madh të jesh këtu në West Point, këtë institucion të madh amerikan, për të diskutuar mësimet e zëna nga lufta e Kosovës dhe angazhimet për vendosjen e paqes të cilat pasuan që nga përfundimi i luftës, të cilat na ndihmuan që të ndërtojmë një vend demokratik dhe të qëndrueshëm”, kishte deklaruar Jahjaga.
Katër vjet pas Jahjagës, në vitin 2018, në këtë akademi ishte pritur edhe ish-Kryeministri Ramush Haradinaj.
Edhe ai u ishte drejtuar kadetëve me një fjalim.
“Lidershipi dhe Ushtria Amerikane e kanë bërë ndryshimin në shtetin tonë. I nderuar me pritjen në Akademinë Ushtarake në Ëest Point. Përjetë mirënjohës për popullin amerikan!”, kishte njoftuar Haradinaj për këtë vizitë në llogarinë e tij në Facebook, duke bashkangjitur edhe disa fotografi nga pritja.
Me ceremoni dje është pritur në këtë akademi edhe Presidentja Vjosa Osmani. Pritjen që iu bë, Osmani e ka cilësuar si madhështore.
“Jashtëzakonisht e nderuar me pritjen madhështore nga ushtria amerikane në akademinë ushtarake West Point! ”, shkroi dje Osmani.
Ndërsa, sot, ajo ka publikuar pamje nga fjalimi që ka mbajtur para kadetëve dhe ushtarëve amerikanë, ku ata dëgjohen duke brohoritur “Kosova, Kosova, Kosova”.
Akademia Ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është themeluar më 16 mars 1802.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...