Turqia i dënon me 250 vjet burg 37 të dyshuar si njerëz të Mossadit, në fillim të shtatorit ishte arrestuar edhe shtetasi kosovar
Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 21 September 2024
Një Gjykatë në Turqi i ka dënuar me gati 250 vjet burgim 37 persona, të akuzuar për spiunazh për inteligjencën izraelite, Mossad, sipas një dokumenti që raporton ta ketë parë mediumi “The National”.
Sic raporton ky medium, Ahmet Koray Ozgurun dhe Alperen Erkut u dënuan me nga tetë vjet e një muaj për “marrje informacioni të ndaluar me qëllim spiunazhi”, sipas një liste akuzash nga Gjykata e Lartë Penale e Stambollit. Ata kanë të drejtë ankimimi dhe koha e kaluar në paraburgim do t’u hiqet nga dënimi.
Tridhjetë e pesë të tjerë u dënuan me gjashtë vjet e tetë muaj burg për të njëjtën akuzë.
Ky medium raporton se si muajin e kaluar, Turqia tha se kishte arrestuar financierin kryesor të Mossad në vend, Liridon Rexhepi, një shtetas kosovar. Raportohet se ai hyri në Turqi më 25 gusht dhe u arrestua pesë ditë më vonë në Stamboll nga një njësi kundër terrorizmit, pas punës së shërbimit të inteligjencës turke MIT.
Mediumi thotë se ka konfirmuar me burime nga autoritetet e sigurisë se Rexhepi ishte akuzuar për “spiunazh kundër shtetit”, pasi autoritetet arritën në përfundimin se ai u transferonte para agjentëve në terren të Mossad në Turqi, të cilët po operonin me drone, duke kryer “operacione psikologjike” kundër politikanëve palestinezë dhe përpilonin informacione për Izraelin rreth Sirisë.
Tutje mediumi raporton me burime se “Ai kishte pranuar në një deklaratë në Polici se kishte bërë transfere parash”.
Për dënimin e të akuzuarve ka raportuar edhe media turke “Cumhuriyet”. Në raportimin e këtij mediumi theksohet se 19 persona janë liruar nga akuza. Në këtë raportim nuk përmendet askund emri i Liridon Rexhepit.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...