Lajme

“Jep dorëheqje si protestë që të kanë manipuluar” Ramadani thotë se ministri Sveçla u mashtrua për Urën e Ibrit, e këshillon të dorëheqet

Autori: Gazeta inFokus 13:20 | 18 September 2024

Ish kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani i ka rekomanduar ministrit të Brendshëm, Xhelala Sveçles që të jep dorëheqje si shenjë proteste pasi, sipas Ramasanit, është manipuluar për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit.

“Xhelal Sfeçla, protesto me dorëheqje, të manipuluan!” nis postimin në Facebook Ramadani, duke i thënë ministrit se ‘do të mbetësh në histori të Kosovës’.

Postimi i plotë:

-Advertisement-

Jep dorëheqje Xhelal, e acarove raportin me NATO/KFOR, por nuk paske ditur gjë që synimi i këtyre sipër teje paska qenë që çështjen e Urës ta rikthejë në dialog në Bruksel, nga ku i dëgjojmë përrallat për ‘kushte’ të Serbisë rreth Suhodollit. Kjo ndodhi hiq më larg se dje!

Xhelal,

Reago! Protesto!

Jep doreheqje si protestë që të kanë manipuluar ty se “hapja e Urës është çështje e kryer!” dhe ti Policinë, rrjedhimisht Kosovën!

Si Ministër i Punëve të Brendshme (në këtë rast pa brushë në dorë!) do të mbetesh në histori të Kosovës:

ose si ai që manipuloi skajshmërisht Policinë;

ose si ai që u dorëhoq duke protestuar edhe ndaj Kryeministrit kundër manipulimit të Policisë!

E ke rastin të zgjedhësh!

Atë “Amanetin për kufirin” e vazhdon ndokush tjetër ndoshta!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera