Lajme

Kurti për “masat” e Vuçiq: Fushatë agresive për konflikte të reja, tri kushtet e mia janë paqësore

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 17 September 2024

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se masat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, janë bërë në dëshpërimin e tij dhe nuk janë aspak paqësore.

Derisa fillimisht përmendi se kushtet që Kurti ka vënë kanë qenë racionale dhe paqësore.

-Advertisement-

“Së pari duhet të flisni për tri kushtet që i kam vënë unë e që janë kushte paqësore por edhe racionale, d.m.th janë dorëzimi te autoritetet e Kosovës si Milan Radoiçiq, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së ish-kryeministres Bërnabiq, e cila tha që nuk e pranon as Pavarësinë e Kosovës as ulëset në OKB për Kosovën dhe as nuk e respekton integritetin territorial, pra këto tri kushte janë paqësore dhe racionale, ndërkaq ato kërkesat e tij masat që bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin joracionalitet e nuk janë aspak paqësore por përkundrazi pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim se nuk kanë vend as në Kosovë as në rajonin”, u shpreh Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera