Deklarata e Nagavcit në fund të mandatit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit, objektivi ynë parësor
Autori: Gazeta inFokus 13:11 | 17 September 2024
Pas përfundimit të renovimit së Shkollës Mesme të Lartë “Ahmet Gashi” në Prishtinë, sot u mbajt ceremonia e hapjes së saj. Me këtë rast ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e ka në fokus infrastrukturën shkollore si pjesë me rëndësi për krijimin e kushteve për përmirësimin e cilësisë së arsimit.
E para arsimit tha se kjo shkollë e mban emrin e arsimtarit, gjeografit e historianit të shquar, Ahmet Gashi.
Ministrja theksoi se Ahmet Gashi kishte kontribut të veçantë e të jashtëzakonshëm në vitet 1990, atëherë kur jepte mësim fshehurazi sepse jetonim në kohë tjera në ditë të vështira dhe veprimtaria dhe puna e tij si mësimdhënës bëhej me një rrezik të madh. E sot që gjuhën shqipe e mësojmë në liri e kur mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, tha Nagavci, i kemi edhe kushtet fizike për të mundësuar se përvetësimi i dijeve të jetë sa më cilësor.
“Ky gjimnaz i cili me dekada përgatit të reja dhe të rinj në drejtime shoqërore, duke iu dhënë atyre një bazë të fortë me të cilën formohen për t’u bërë individ të shëndosh që i duhen shoqërisë sonë “, tha ajo.
“Përmrësimi i cilësisë së arsimit në të gjitha nivelet e arsimit është objektvi parësor në strategjinë tonë të arsimit”, shtoi ajo.
Ndërkaq, ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier u shpreh krenar që qeveria amerikane ka dhënë kontributin e saj në renovimin e plotë të këtij objekti shkollor.
“Shkolla ‘Ahmet Gashi’ ka pasur nevojë për ndryshime dhe përmirësime rrënjësore për të siguruar nxënësve mjedis më të mirë dhe mësim me kushte më të mira. Tash kjo shkollë do t’u ofrojë shumë kushte të mira për mësim. Prioriteti i ambasadës së SHBA-së në Kosovë është mbështetja e zhvillimit të të rinjve në Kosovë, prandaj suksesi i nxënësve, suksesi i juaj është më të vertetë jetik për të ardhmen e Kosovës si dhe për rolin e saj për t’i kontribuar komunitetit mbarëbotëror. Ky donacion jo vetëm që përmirëson infrastrukturën e një shkolle por simbolizon edhe partneritetin në mes te SHBA-së dhe shtetit të Kosovës”, tha Hovenier.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se ky renovim i mundësuar me mbështetjen bujare të ambasadës amerikane është dëshmi e fuqisë së partneritetit dhe të besimit të përbashkët në rolin transformues të arsimit, i cili është themeli që e ndërtojmë jo vetëm të ardhmen e qytetit tonë por edhe të vendit.
“Fëmijët tanë këtu janë drejtuesit dhe formësuesit e së nesërmes kështu që detyra jonë është që t’ua ofrojmë mjedisin e përshtatshëm për të mësuar dhe për t’u zhvilluar, prandaj kontributi i ambasadës amerikane për renovimin e plotë të shkollës dhe dhurimi i këtyre pajisjeve të reja mësimore sigurojnë së nxënësit tanë do të kenë kushtet e duhura për të përparuar në botën moderne”, tha Rama.
Të tjera
-
Pas drekës me von der Leyen dhe liderët e rajonit Kurti flet në EPC, ZKM: Kurti veçoi rritjen ekonomike të vendit
Gjatë qëndrimit në Bruksel, pas drekës së ftuar dhe organizuar nga Presidentj...
-
“Mos u trembni nëse shihni ushtarë gjermanë”, mesazhi i pazakontë i Donald Tusk për popullin polak
Një paralajmërim i pazakontë për popullin polak ka ardhur nga kryeministri i ...
-
Mujka del me shifra, thotë se Iberlepenci ka rritur të hyrat
Kryeshefi i Iberlepencit, Faruk Mujka thotë se gjatë periudhës 2022-2023, NPH...
-
Asgjësohen 21 ton peshk me parazit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se ka asgjësuar 21 ton peshk...
-
Ambasadori Hargreaves viziton “Comoditan”, mahnitet me fabrikën dhe numrin e grave të punësuara
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves i ka bërë një vizitë fabri...
-
Shpërthen një bombolë gazi në një shtëpi në Mitrovicë, lëndohen 2 persona
Një bombol gazi ka shpërthyer në një shtëpi në Mitrovicë, ku si pasojë dy per...
-
Kurti pret që Kosova të përfitojë nga Plani i Rritjes “këtë vit, ose muajin e ardhshëm”, s’flet për kushtëzimet
Këtë vit ose muajin e ardhshëm. Këto janë pritshmëritë e Kryeministrit të ...
-
Haga cakton panelin e gjyqtarëve që do të vendos për kërkesën e Haxhi Shalës
Kryetarja e DHSK-së Trendafilova ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të...
-
“Osmani i dhuroi ajvar, Ambasada e SHBA-së dy gota”- Këto janë dhuratat që pranoi Kurti, kanë vlerë mbi 1 mijë e 300 euro
Mbi 1 mijë e 300 euro është vlera e dhuratave që ka pranuar Kryeministri Alb...
-
Komuna e Drenasit miraton dhënien e 51 pronave në shfrytëzim për 99 vjet
Sot në Kuvendin Komunal të Drenasit është mbajtur seancë e jashtëzakonshme. ...
-
Mbyllet për 4 ditë manastiri i Banjskës, në prag të 1-vjetorit të agresionit
Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të m...
-
Vuçiq: Kosova nuk i ka pranuar rregullat e CEFTA-s
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në drekën e punës me Ursu...