Lajme

Bastisja e FBI-së, Melania Trump akuzon qeverinë amerikane për shkelje të privatësisë

Autori: Gazeta inFokus 14:39 | 15 September 2024

Ish-zonja e parë Melania Trump të shtunën akuzoi qeverinë amerikane për shkeljen e privatësisë së saj në bastisjen e FBI-së në vitin 2022 në shtëpinë e saj në resortin Mar-a-Lago në Florida, duke pretenduar se incidenti ishte emblematik i kërcënimeve më të gjera ndaj lirive amerikane.

Në një video të re që promovon librin e saj të ardhshëm, ish-modelja theksoi ndalimin e Kushtetutës së SHBA për kërkime dhe konfiskime të paarsyeshme.

Në një video në X, ajo shkruaji “FBI bastisi shtëpinë time në Florida dhe kontrolloi sendet e mia personale. Kjo nuk është vetëm historia ime, kjo shërben si një paralajmërim për të gjithë amerikanët. Një kujtesë se liria dhe të drejtat tona duhet të respektohen .”

-Advertisement-

Bastisja e FBI-së në gusht 2022 ishte në ekzekutimin e një urdhri kontrolli mbi ish-presidentin Donald Trump që supozohej se kishte marrë me vete dosjet e Shtëpisë së Bardhë-përfshirë informacione tepër sekrete-kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe refuzoi t’i kthente ato, në kundërshtim me Aktin e Regjistrimeve Presidenciale.

FBI tha se u përpoq për muaj të tërë të negocionte kthimin e dosjeve, të cilat i përkasin qeverisë amerikane, jo ndonjë zyrtari, dhe nisi bastisjen vetëm si mjetin e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera