Lajme

Tahiri: Sovraniteti në veri nuk ekziston, Kurti me vetëbesim bosh për hapjen e Urës së Ibrit

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 15 September 2024

Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut deri pas zgjedhjeve në pranverë. Sipas saj, procesi për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi është bllokuar tash e dy vjet, për çka konsideron se Serbia po përfiton. Në intervistën për KosovaPress, Tahiri flet për raportet e qeverisë me partnerët ndërkombëtarë, për çka ajo fajëson kryeministrin, Albin Kurti se ka izoluar Kosovën.

Ajo deklaron se sovraniteti në veri nuk ekziston dhe se nismën për hapjen e Urës së Ibrit, Kurti e nisi i vetëm dhe dështoi.

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri konsideron se Kosova për këto vjet qeverisje të kryeministrit Albin Kurtit, Kosova është izoluar

-Advertisement-

Ish-ministrja për dialog thotë se pjesëmarrja e krerëve të shtetit në takime rajonale, nuk nënkupton edhe vizita zyrtare.

Tahiri shtoi se kreu i ekzekutivit nuk po i sjell suksese Kosovës, por vetëm dështime.

lg.php.gif

Sa i përket hapjes së Urës së Ibrit, Tahiri konsideron se këtë e nisi i vetëm Albin Kurti, për çka thotë se edhe dështoi.

Edita Tahiri, e cila dikur ka drejtuar bisedimet me Serbinë në Bruksel, flet edhe për raportet mes presidentes e kryeministrit, për cka thotë se kryetarja e shtetit, Vjosa Osmani ka shpërthyer në deklarata kundër qeverisë.

Tahiri nuk pret vazhdim të dialogut para procesit zgjedhor të 9 shkurtit, për çka shpreson në rotacion politik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera