Një paralele e klasës së dytë nga shkolla “Dardania“ bojkoton mësimin, shkak orari i nxënësve
Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 15 September 2024
Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët (SHFMU), Dardania në Prishtinë, kanë njoftuar se kanë bojkotuar mësimin.
Ky bojkotim sipas prindërve ka ardhur si shkak i mospërshtatjes së orarit, shkruan lajmi.net.
Në adresën e Lajmi.net, ka ardhur një ankesë nga një prind i cili ka shprehur shqetësimet e prindërve në lidhje me fëmijët e tyre
Sipas tyre një fëmijë i klasës së dytë i moshës 8 vjeçare të jetë në mësim gjatë pasdites nga ora 15:00 deri në 18:25 është një orar tejet i papërshtatshëm sepse çrregullon tërësisht dinamikën e tyre.
“Ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4 në SHFMU “Dardania”, shprehim shqetësimin tonë të thellë lidhur me orarin e propozuar për vitin shkollor 2024/2025, i cili vendos orarin për fëmijët tanë nga ora 15:00 deri në 18:25”, ka thënë ai.
Ata janë shprehur të shqetësuar me faktin pasi sipas tyre shumë prindër të cilët punojnë i dërgojnë fëmijët në qëndrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, gjë që do të thotë se ata mund të merren vetëm pas orës 19:00.
“Ky orar është tejet i papërshtatshëm për fëmijët tanë të vegjël, pasi çrregullon tërësisht dinamikën e tyre ditore. Shumë prej nesh, si prindër që punojnë, i dërgojmë fëmijët në qëndrim ditor nga ora 07:30 e mëngjesit, dhe ky orar i ri do të thotë se ne mund t’i marrim fëmijët vetëm rreth orës 19:00 pasdite”, thuhet tutje.
Saktësisht prindërit e klasës së 2/4, kanë thënë se nuk mendojnë se po merren veprime që kanë të bëjnë në interes të fëmijëve, ata thonë se veprime të tilla mund të merren vetëm në rast të situatave të jashtëzakonshme.
“Për më tepër, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Neni 50, Pika 4, thekson qartë se “Të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me fëmijët, të ndërmarra qoftë nga institucionet e pushtetit publik, qoftë nga institucionet private, do të jenë në interesin më të mirë të fëmijëve”.
“Prandaj, ne, prindërit e nxënësve të klasës II/4, kemi vendosur unanimisht të bojkotojmë procesin mësimor nga e Hëna date 16.09.2024, deri sa të na ofrohet një orar më i përshtatshëm për fëmijët tanë”, thuhet në shkresë. /Lajmi.net/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell. Acar i fortë në orët e mëng...
-
CNN: Arabia Saudite e paralajmëroi disa herë Gjermaninë për të dyshuarin për sụlmin e mbrëmshëm
Arabia Saudite u dërgoi disa herë paralajmërime autoriteteve gjermane për të...
-
Shtatë të lënduar në një aksident te Dheu i Bardhë
Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksident që ka ndodhur te Dheu i ...
-
Starlink-u funksional tani edhe në Kosovë – Çfarë do të thotë kjo dhe si funksionon
Miliarderi amerikan Elon Musk njoftoi të shtunën vonë se rrjeti i tij privat ...
-
Starlinku në Kosovë, Osmani: Mirësevjen në Kosovë
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Kosovë kompanis...
-
Elon Musk njofton: Starlink tashmë është edhe në Kosovë
Starlink, platforma e internetit satelitor të Starlink Services, LLC, një deg...
-
Tri orë pritjet për hyrje nga Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga pika kufitare në Jarinje, tashmë po zgjasin...
-
Hetimet në Varagë, ekspertiza e lartë solli FBI në Kosovë
Dëmi u shkaktua tre javë më parë. E se kush qëndron prapa këtij akti terro...
-
Kurti sërish i bën thirrje mërgatës që të regjistrohet për votim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, përsëri ka kërkuar nga dia...
-
KQZ thirrje për rritje të daljes në zgjedhje: Vota juaj mund të ndikojë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka ftuar të gjithë qytetarët e vendit që të...
-
Mbi 2 orë pritjet për të hyrë në Kosovë
Fluksi i pritjeve sa vjen e shtohet nëpër pikat kufitare të Kosovës. Sipas...
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...