Lajme

“Serbia refuzoi takimin trepalësh”, Bislimi i bën thirrje Lajçakut t’i demantojë mediat serbe

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 13 September 2024

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, ka deklaruar se Kosova ka pranuar një takim trepalësh, në përputhje me rendin e ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi.

Mirëpo, Bislimi ka thënë se Serbia e ka refuzuar takimin duke u përpjekur të imponojë pikat e rendit të ditës, të cipat sipas tij, janë të destinuara për konsum të brendshëm politik.

“Për bisedimet e ardhshme të procesit të dialogut në Bruksel të vendosura për në 17 shtator, Kosova ka pranuar një takim trepalësh, sipas rendit të ditës të përcaktuar nga ndërmjetësi. Fatkeqësisht, Serbia e refuzoi një marrëveshje të tillë. duke u përpjekur të imponojë pika të rendit të ditës të destinuara kryesisht për konsum të brendshëm politik”, ka shkruar Bislimi në platformën “X”.

-Advertisement-

Po ashtu, Bislimi ka ftuar emisarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, të hedhë poshtë dezinformatat e përhapura nga mediat serbe, të cilat sipas tij, në mënyrë të rreme pretendojnë se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve.

“E ftoj Lajcakun të mohojë dezinformimin e qëllimshëm nga mediat serbe më poshtë, të cilat thonë në mënyrë të rreme se Kosova ka refuzuar takimin trepalësh të kryenegociatorëve”, ka shkruar tutje ai.

Mediat në Serbi gjatë ditës raportuan për këtë takim, por akuzuan palën kosovare se ka refuzuar takimin trepalësh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera