Gërvalla: Macroni të vijë në Kosovë e të shohë se shqetësimet e tij për serbët janë propagandë ruso-serbe
Autori: Gazeta inFokus
18:06 | 11 Shtator 2024
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla i ka kërkuar presidentit të Francës, Emmanuel Macron që ta vizitojë Kosovën dhe të shohë për së afërmi se situata me serbët në vendin tonë nuk është siç paraqitet nga Rusia e Serbia.
Në një intervistë për median turke në gjuhën angleze, “TRT World”, ministrja kosovare ka thënë se e tërë kjo është pjesë e fushatës së fuqishme propaganduese të Rusisë dhe Serbisë kundër aleatëve të Perëndimit.
“Në lidhje me brengat e presidentit Macron për pakicën serbe në Kosovë, mund ta ftoj atë dhe gjithë të tjerët që mund të kenë brenga të caktuara, ta vizitojnë Kosovën dhe ne do të krijojmë mundësinë që ata të shohin me sytë e tyre dhe (ta shohin) se kjo është pjesë e propagandës së fuqishme nga Rusia dhe Serbia kundër aleatëve të Perëndimit dhe atyre që janë pro Ukrainës në këtë luftë”, ka thënë ndër të tjera Gërvalla, raporton Klankosova.tv.
Për çështjen e Urës së Ibrit, kryediplomatja kosovare tha se “është koha të hapet ura dhe këtë do ta bëjmë në atë mënyrë që qytetarët e të dyja anëve të qytetit do të jenë shumë të lumtur”.
“Nuk po e hapim tani, por po përgatitemi për hapjen e saj në një moment që është i përshtatshëm për qytetin, qytetarët dhe vendin tonë”, u shpreh ministrja.
Ajo tha se nuk e di pse ka shqetësime nga zyrtarët perëndimorë në Kosovë në lidhje me hapjen e urës, sepse, siç u shpreh ajo, “hapja e urave gjithmonë është gjë pozitive”.
“Kemi dy ura tjera në të majtë dhe të djathtë të saj, dhe ato përdoren çdo ditë nga qytetarët dhe automjetet dhe nuk ka asnjë problem sigurie. Prandaj, siguria s’mund të jetë arsyeja. Ajo që mund të jetë arsye prapa kësaj është që Beogradi po kërkon vazhdimisht të gjejë ndonjë pretekst dhe të krijojë tensione dhe konflikte në vendin tonë, por ne nuk duhet të lejojmë Vuçiqin të kalojë me këtë. Sepse nëse dorëzoheni para bullistëve, atëherë nuk mund të llogaritësh në rezultat të mirë”, deklaroi Gërvalla.
Shefja e diplomacisë kosovare kritikoi Serbinë edhe në aspektin e raporteve të saj të ngushta me Rusinë, duke thënë se presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, nuk po sillet si burrështetas evropian.
“Vuçiqi është aleati më i afërt i Vlladimir Putinit në Evropë, dhe dikush që ende e vazhdon bashkëpunimin me Moskën dhe Putinin personalisht. Këto ditë zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Alleksandar Vullin, i cili është nën sanksione të ShBA-së dhe Britanisë, e ka vizituar Moskën. Para pak ditësh ka vendosur lule te varri i Stalinit, dhe nesër do të takohet sërish me Putinin. Pra, kemi një vend shumë pro-Rusi. Prandaj, është mirë gjithmonë të tentohet të kthehet Serbia te vendet evropiane e demokratike, ku Serbia nuk është”, tha ministrja e Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla. /Klankosova.tv

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...































