Komuna e Prishtinës: IHMK ka paralajmëruar reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, tregoni kujdes të shtuar
Autori: Gazeta inFokus 11:40 | 09 September 2024
Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paalajmëruar se sot do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e shkarkime rrufesh.
Komuna iu bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, duke i pasur parasysh këto kushte meteorologjike.
“Të nderuar qytetarë, Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë, erëra të forta 💨 dhe shkarkime rrufesh ⚡, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave 🌡️“, thuhet në njoftimin e Komunës.
“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: • Shmangni lëvizjet e panevojshme 🚶♂️ gjatë periudhave me mot të keq. • Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja 🏠. • Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj 🚨. Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit 🚒 janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet tutje në njoftim.
Në rast nevoje, Komuna e Prishtinës iu thotë qytetarëve që të telefonojnë pa pagesë 24/7 në Qendrën Operative Emergjente të kryeqytetit në numrat 080012233 dhe 080012244. Gjithashtu, Komuna ka shpërndarë numrat e zjarrëfikësve (193), Policisë (192) dhe të Shërbimit Mjekësor Emergjent (194).
Të tjera
-
Instagram zbulon veçoritë e reja të filtrimit të mesazheve
Ndryshime të reja po vijnë për përdoruesit e Instagramit këto ditë. Rr...
-
Vendimi për Vulinin, Bislimi: Thellon shqetësimet për të drejtat dhe sigurinë e pakicës shqiptare
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka shkruar në “X” për vendimin e Gjykatës...
-
Rama ndan pamjet: Për hajër ura e madhe e Kukësit, kur të kaloni shani se plas syri i keq
Ura e Madhe e Kukësit është hapur të hënën për qarkullimin e automjeteve duke...
-
Fillojnë punimet për vendosjen e Termokosit në QKUK
Ndërmarrja Publike Banesore ka bërë të ditur se kanë filluar punimet për rreg...
-
Konjufca takohet me Battel, rikonfirmohet mbështetja e Luksemburgut karshi Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim zëvendëskr...
-
Dallimi mes Kolegjit Zgjedhor dhe votës popullore në SHBA
Amerikanët shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për të zgjedhur presidenti...
-
Kurti në Vjenë: Kemi nevojë për bashkëpunim ekonomik, duam të heqim barrierat dhe të krijojmë mundësi të reja për qytetarët
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në edicionin e 2...
-
Kryetari i degës së NISMA në Kaçanik kandidat për deputet, Limaj tregon për biografinë dhe angazhimet e tij
Kryetari i Nismas Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka prezantuar kandidatin tje...
-
Operacioni në Raushiq dhe Barilevë që rezultoi me kapjen e 100 kg drogë, Gjykata ua cakton nga 30 paraburgim dy kultivuesve
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar paraburgimin prej 1 muajsh për dy të dys...
-
Njësitet e specializuara të KFOR-it marrin medalje për shërbim të shkëlqyer
Misioni Paqëruajtës i NATO-s ka shprehur mirënjohje për punën e tyre në Kosov...
-
Haradinaj për Asociacionin: Në javën e parë të qeverisjes sime do ta çojë në Kushtetuese
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj ka thënë se që në javën...
-
Shala: Kjo qeveri ka thelluar edhe degradimin mjedisor
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Ferat Shala ka thënë se ...