Lajme

Mjekët në QKUK ia heqin 30 vjeçares gjilpërën nga fyti, i kishte depërtuar nëpër rrugët e frymëmarrjes

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 09 September 2024

Nje 30 vjeçare ka rrezikuar seriozisht shëndetin e saj, pasi që aksidentalisht kishte aspiruar një trup të huaj, gjilpërë.

Gjilpëra ka depërtuar në rrugët e frymëmarrjes, duke e rrezikuar shëndetin e pacientja, e duke shkaktuar shumë vështirësi për frymëmarrje.

“Me të parë gjendjen e pacientes, ekipa kujdestare e Klinikës së Pulmologjisë, ishte mobilizuar, dhe përmes aparaturës së bronkoskopisë, arrihet të largohet gjilpëra, që kishte shkaktuar vështirësi dhe pengesa në frymëmarrje”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

-Advertisement-

Ekipi i mjekëve nga Klinika e Pulmologjisë, apelon tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm, në mënyrë që mos të rrezikohet shëndeti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera