Kurti takohet me Sarrazinin, Zulfaj: Kemi zgjidhje kompromisi për CEFTA, por Serbia e ka kushtëzuar
Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 05 September 2024
Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se kreu i qeverisë është takuar sot me përfaqësuesin special të Gjermanisë, Manuel Sarrazin.
Sipas Zulfajt, në takimin mes Kurtit dhe Sarrazinit u fol mbi mundësitë e zhbllokimit të vendimmarrjes në CEFTA.
“Pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, kemi një zgjidhje kompromisi. Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura”.
“Masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit tonë. Ato nuk janë marrë nga Ministria e Tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë”, shkroi Zulfaj, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se Kosova është shteti më proaktiv në Procesin e Berlinit dhe sipas tij, Kurti ka promovuar vazhdimisht integrimin e mëtejmë të rajonit.
Edhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde, në platformën “X” ka shkruar për vizitën në Kosovë, të përfaqësuesit të Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Ai ka thënë se Sarrazin e ka vizituar Kosovën për t’i kërkuar Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, por sipas tij, pa sukses.
“Manuel Sarrazin vizitoi sërish Kosovën për t’i kërkuar Albin Kurtit të bëjë kompromis për CEFTA-n, duke mundësuar liritë kryesore për qytetarët e Kosovës, duke zëvendësuar UNMIK-un me Kosovën në bord – pa sukses”, ka shkruar Rohde.
Të tjera
-
Abdixhiku nga tubimi në Prishtinë: LDK shpresa e parë dhe e fundit e Republikës së Kosovës
Lidhja Demokratike e Kosovës nga ora 19:00 ka filluar ‘Tubimin e Ndryshimit’,...
-
Kjo është lista e kandidatëve për deputetë nga LDK-ja
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë publike li...
-
Abdixhiku nga “Turneu i ndryshimit”: Me mua në pushtet koeficienti bëhet nga 110 në 150 në javën e parë të qeverisjes
Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku,...
-
KEK del me njoftim për ndërprerjen e punës se njësisë B1 në TC Kosova
Kosova ka pasur gjatë ditës së enjte minus 520 megavatë-orë rrymë të prodhuar...
-
Bajrami: Më dhemb shpirti kur e shoh se kjo qeveri na i ka humbur katër vite
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Hykmete Bajrami, në fjalimin e saj...
-
Zafir Berisha kandidon për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit
Zafir Berisha do të jetë kandidatë për deputet për zgjedhjet e 9 shkurtit nga...
-
Të dy blloqe jashtë prodhimit, Kosova brenda ditës po importon miliona euro rrymë
Importi i sasisë së madhe të rrymës është pasojë e rënies nga prodhimi i dy b...
-
“O Lumir ti ku je krejt Kosovën këtu e ke”, kështu nisë fushata e LDK-së në Prishtinë
Sot ka nisur fushata e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në Prishtinë me slogan...
-
Server për ndikimin e Trumpit: Nëse Ukraina përfundon me ndarje territoriale, mund të bëhet model edhe për Kosovën
Profesori Daniel Server nga Universiteti ”Johns Hopkins”, ka shprehur shqetës...
-
Haradinaj e quan të mjerë qeverisjen e Kurtit: E futi Kosovën nën sanksione të BE-së e të Amerikës
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj e ka quajtur qev...
-
Shukri Buja e konfirmon se është liruar nga të gjitha akuzat e Hagës
Shukri Buja, ish-komandant i Zonës Operative të Nerodimes, ka njoftuar se ësh...
-
A do ta lirojë Thaçin nga Specialja Richard Grenell?- Flet Enver Hoxhaj
Deputeti i Partisë Demoraktike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur edhe për pa...