Lajme

KE: Mali i Zi të na informojë për synimet e tij përpara çdo vendimi për dyshtetësinë

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 03 September 2024

Komisioni Evropian (KE) i kërkon Malit të Zi që ta “mbajë plotësisht të informuar për qëllimet e tij” përpara çdo vendimi për shtetësinë e dyfishtë.

Kështu tha zëdhënësi i KE-së për Radion Evropa e Lirë (RSE), duke thënë se vendet anëtare i përcaktojnë rregullat për shtetësinë duke marrë parasysh legjislacionin evropian.

“Si një vend kandidat, Mali i Zi duhet të përmbahet nga çdo masë që mund të kërcënojë rrugën strategjike të vendit drejt BE-së ose sigurinë e BE-së, duke përfshirë përdorimin e prerogativave për dhënien e shtetësisë,” tha ai kur u pyet nga RSE nëse Brukseli do të monitoronte situatën në lidhje me kërkesën për futjen e shtetësisë së dyfishtë.

-Advertisement-

Kujtojmë se partitë pro-ruse dhe pro-serbe që dominojnë qeverinë malazeze janë për nënshkrimin e marrëveshjes për dyshtetësi me Serbinë dhe shtetet tjera dhe ndryshimin e Ligjit për shtetësinë.

Edhe kryeministri Milojko Spajiq e mbështeti nismën, duke thënë se Mali i Zi nuk duhet të heqë dorë nga “fëmijët e tij”. Siç tha ai, janë rreth 300 mijë raste që ky ligj duhet të “njohë”.

Ai më pas e ka plotësuar këtë deklaratë me njoftimin se Qeveria me iniciativë të Kuvendit do të punojë në hartimin e kornizës legjislative që do të vendosë sistemin e dyshtetësisë, sipas shembullit të vendeve të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera