Lajme

Kurti nuk përgjigjet për urën e Ibrit e premtimin elektoral për ndërtimin e 160 çerdheve: E di që juve ju intereson, por…

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 03 September 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë vizituar sot Institutin Francez në Prishtinë.

Me këtë rast kryeministri Kurti foli edhe për gjuhën frënge dhe rëndësinë e të mësuarit të kësaj gjuhe.

Por me të përfunduar deklarimin ishin gazetarët ata që donin të dinin diçka më tepër, por jo për gjuhën frënge.

-Advertisement-

Gazetarët tentuan të merrnin përgjigje nga Kurti në lidhje me zhvillimet që kanë të bëjnë me urën e ibrit, por kryeministri Kurti zgjodhi që t’i ikë kësaj teme, madje me diplomaci.

“E di që juve ju intereson, por për të gjitha pyetjet. Këtu jemi në institutin francez, e di qe ju keni shumë interesime, por për të gjitha pyetjet e tjera përgjigjemi herën tjetër”, tha ai.

Ndërsa ai u pyet edhe çfarë ndodhi me premtimin elektoral për ndërtimin e 160 çerdheve, e të cilat nuk u bënë.

“E çerdhet pse s’janë kry, çfarë ka ndodhur”, u pyetën Kurti dhe Nagavci, derisa kryeministri tha se fjalën e ka ambasadori francez.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera