Lajme

Pallaska: Kurti nuk e ka fshehur kurrë se është anti-amerikan, ishte kundër shtetit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 03 September 2024

Avokati Dastid Pallaska, tha se Kryeministri Albin Kurti asnjëherë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan.

“Albin Kurti fundamentalisht dhe ideologjikisht është anti-amerikan edhe e ka thënë edhe ai vetë, po e them edhe unë, vetëm po e parafrazoj. Ai ka qenë kundër pothuajse secilës politikë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan në përgjithësi dhe në raport me Kosovën në veçanti”, tha Pallaska në Emisionin Tempus.

Ai tha se Kurti ishte edhe kundër Konferencës së Rambujesë dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për administrimin e Kosovës, kundër procesit të negocimit në Vjenë- i cili ka rezultuar me pakon e Marti Ahtisaarit dhe pavarësinë e Kosovës.

-Advertisement-

“Ka qenë kundër edhe me Kushtetutën e Kosovës, madje as shtetin e Kosovës nuk e ka pranuar, i cili është krijuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nuk ka asnjë politikë madhore amerikane në raport me Kosovën, në fakt ka qenë elementë të partisë së tij që kanë shkruar artikuj pseudo-shkencorë ku i kanë kundërshtuar edhe bombardimet e NATO-s kundër Serbisë për kinse shkelje të së drejtës ndërkombëtare publike. Domethënë, ky njeri asnjëherë nuk e ka fshehur se është anti-amerikan”, tha Pallaska.

“Edhe pse s’kam qenë kurrë i përfaqësuar politikisht në jetën time, një gjë e kam pas të qartë, paraqet kërcënim për shtetin e Kosovës ideologjia e tij”, tha Pallaska. /BetimiPërDrejtësi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera