Lajme

Gjakovë: Falsifikoi dokumente, dërgohet në mbajtje një shtetas i Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 03 September 2024

Një burrë, shtetas i Shqipërisë, është arrestuar në Gjakovë nën dyshimin se ka kryer veprat “Legalizim i përmbajtjes së rreme, falsifikim i dokumenteve zyrtare”.

I njëjti është dërguar në mbajtje.

“Nga Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprat e lartë përmendura. Nga i dyshuari janë sekuestruar disa dokumente të identifikimit të lëshuara në Kosovë dhe  Shqipëri. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thotë policia në raport.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera