Presidentja i kërkon zyrtarit të lartë të NATO-s hartimin e një plani të përbashkët për hapjen e Urës së Ibrit
Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 29 August 2024
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për operacione, Thomas Goffus, të cilit i ka kërkuar hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për çështjen e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë.
Përmes një komunikate të lëshuar nga Zyra e Presidencës, bëhet e ditur se gjatë takimit Osmani ka potencuar rëndësinë e koordinimit mes institucioneve vendore dhe partnerëve të sigurisë, me theks të veçantë me NATO-n.
“Në takim me Ndihmës Sekretarin Goffus, ndër të tjera u diskutua edhe për çështjen e hapjes së urës së Ibrit. Presidentja Osmani ka përsëritur qëndrimin për hapjen e urës, porse ka potencuar rëndësinë e mirëmbajtjes së komunikimit, koordinimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të institucioneve tona dhe partnerëve tanë të sigurisë, veçanërisht me NATO-n, për hartimin e një plani të përbashkët të zbatimit për hapjen e urës. Hapjen e urës, Presidentja Osmani e ka cilësuar si një veprim në funksion të normalizimit dhe integrimit në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim të vazhdueshëm me NATO-n dhe KFOR-in për adresimin e sfidave në fushën e sigurisë.
“Më tej, Presidentja Osmani falënderoi NATO-n për angazhimin e deritashëm për paqe, siguri dhe stabilitet dhe në këtë kontekst ritheksoi objektivin strategjik të Kosovës për integrim në komunitetin euroatlantik, duke shprehur besimin se anëtarësimi në NATO do të kontribuojë për sigurinë dhe stabilitetin e gjithë rajonit”, vijon më tej komunikata.
Kujtojmë se edhe më parë presidentja Osmani është deklaruar pro hapjes së Urës së Ibrit, por që sipas saj, duhet të ketë koordinim me aleatët, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), për të bërë një plan të zbatimit të përbashkët.
Sipas saj, Kosova duhet të sigurohet që ura në veri të hapet në atë mënyrë që nuk nxit konflikt me aleatët e vendit e as prani të shtuar të misionit të NATO-s në Kosovë – KFOR.
Të tjera
-
E dhimbshme: Vdes një 12-vjeçar nga Malisheva
Një 12-vjeçar, nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka vdekur. Lajmin e kanë...
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari, thotë kompania tajvaneze
Kompania tajvaneze Gold Apollo ka thënë të mërkurën se ka autorizuar përdorim...
-
Gjykimi për tẹrrorizëm, dëshmitarja thotë se paratë e gjetura në çizme janë të saj dhe s’kanë të bëjnë me të birin
Dëshmitarja Amella Skenderi gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor nd...
-
Petkoviq: Çka na duhet dialogu nëse Kosova refuzon të bisedojë për tema që ne duam
Pas raundit të ri të të dialogut në Bruksel kryenegociatori serb Petar Petkov...
-
Microsoft: Hakerat rusë kanë shënjestruar fushatën e kandidates Kamala Harris
Gjiganti i teknologjisë Microsoft deklaroi se hakerat rusë kishin në shënjest...
-
Shala publikon zyrtarët që po mbajnë “detyra jofunksionale”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se të gj...
-
Hoti kritikon “reformën fiskale” të Kurtit: Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë...
-
Sot nënshkruhet vendimi për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dhe përfaqësuesja e Hungar...