Iu gjet një pasaportë e rreme e Kosovës, arrestohet i dyshuari për vrạsje në Krujë
Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 29 August 2024
Për vrasjen e Gentjan Bejtja, brenda rrethimit të oborrit të banesës së tij, në fshatin Larushkë të Krujës, policia shqiptare ka arrestuar një burrë, ku në banesën e tij u gjet dhe një pasaportë e Kosovës, e cila dyshohet se u falsifikua nga i arrestuari.
“Lidhur me këtë ngjarje nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar procedimi penal nr. 1944 të vitit 2024, për veprat penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, të parashikuara nga nenet 78, 25 dhe 278/1 të Kodit Penal.Nga analiza e informacioneve të marra nga inteligjenca policore si dhe këqyrja dhe marrja e kamerave të sigurisë, është bërë i mundur identifikimi i automjetit tip “Volkswagen Golf” me targë AB960GG, në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu, 30 vjeç, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Po kështu, ka rezultuar se ky automjet është përdorur edhe nga shtetasi Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari, lindur në Milot, Kurbin dhe banues në Tiranë. Më datë 19.03.2024, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë bënë të mundur gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit tip “Volksëagen Golf” me ngjyrë të zezë me targë AB960GG në pronësi të shtetasit Edison Haxhiu dhe shoqërimin në ambjentet e Policisë. Gjithashtu, në vazhdim të veprimeve hetimore, po në këtë datë u bë i mundur shoqërimi në ambientet e Policisë i shtetasit Ilir Beqaraj alias Ilir Brahimi alias Ilir Mançellari”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Klankosova.tv.
Gjatë kontrollit të banesës së të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me mbishkrimin “Walther” me tetë fishekë, një armë zjarri e markës “Benelli”, e cila mbahej me lejen e organeve të Policisë, një brez me njëzet e nëntë fishekë arme zjarri, pesë pajisje si ato të radiove marrëse-dhënëse, një pasaportë e Republikës të Kosovës në emër të shtetasit Kosovar B. A., e dyshuar e falsifikuar pasi fotografia është e ngjashme me fotografinë e shtetasit Ilir Beqaraj.
Më datë 19.03.2024, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Beqaraj.
Në vijim të kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, shfrytëzimit të inteligjencës policore, administrimit të provave dhe ekzaminimeve të ndryshme kriminalistike, administrimit të dokumentave, grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka bërë të mundur dokumentimin ligjor të implikimit të personave të tjerë si autorë të kësaj ngjarje
Hetimet vazhdojnë për identifikimin e autorëve të tjerë dhe për rezultatet e tyre do t’ju informojmë në vazhdimësi.
Të tjera
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Pejxherët që shpërthyen në Liban dhe Siri u prodhuan në Hungari, thotë kompania tajvaneze
Kompania tajvaneze Gold Apollo ka thënë të mërkurën se ka autorizuar përdorim...
-
Gjykimi për tẹrrorizëm, dëshmitarja thotë se paratë e gjetura në çizme janë të saj dhe s’kanë të bëjnë me të birin
Dëshmitarja Amella Skenderi gjatë dhënies së dëshmisë në procesin gjyqësor nd...
-
Petkoviq: Çka na duhet dialogu nëse Kosova refuzon të bisedojë për tema që ne duam
Pas raundit të ri të të dialogut në Bruksel kryenegociatori serb Petar Petkov...
-
Microsoft: Hakerat rusë kanë shënjestruar fushatën e kandidates Kamala Harris
Gjiganti i teknologjisë Microsoft deklaroi se hakerat rusë kishin në shënjest...
-
Shala publikon zyrtarët që po mbajnë “detyra jofunksionale”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka deklaruar se të gj...
-
Hoti kritikon “reformën fiskale” të Kurtit: Qeveria e ardhshme ka shumë punë për sanimin e dëmeve
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë...
-
Sot nënshkruhet vendimi për heqjen e vizave për serbët e Kosovës me pasaporta ilegale
Kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metzola, dhe përfaqësuesja e Hungar...
-
Trump falënderon gruan që i shpëtoi jetën: Ajo ndoqi personin që do më vriste dhe njoftoi policinë, dua ta takoj!
Kandidati për president i SHBA, Donald Trump ka falënderuar gruan që pikasi a...