Lajme

Anëtari i Kryesisë së PDK-së: Ministrja Gërvalla para se të flas për rritjen e pagës minimale, le te flas për të arriturat e ministrisë së saj

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 28 August 2024

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar pas deklaratës së Kryediplomates Donika Gërvalla, e cila tha sot se vendimi për rritjen e pagës minimale në 350 euro vjen “si rezultat i qeverisjes me duar të pastra dhe faqe të bardhë”.

Hajdari ka thënë se Gërvalla do të duhej të fliste për të arriturat e ministrisë që udhëheq, ndonëse thotë se s’ka për çka flet.

“Me çka me u mburrë e shkreta? Me huqjet e emrave të shteteve? Me skandalet diplomatike? Me dosjet e Gjykatës Speciale? Shyqyr që po shkon, Donikë! E shyqyr që qytetari s’të le me u kthy ma kurrë!”, ka shkruar Hajdari.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera