Incidenti me presidenten Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, Mexhiti: Sigurimi tejkaloi kompetencat
Autori: Gazeta inFokus 19:15 | 28 August 2024
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, i ftuar në studion e RTSH 24, duke iu referuar incidentit ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit, deklaroi se ishte tejkalim kompetencash nga punonjësit e sigurimit të aeroportit.
Ai u shpreh se Aeroporti i Shkupit është privat dhe ka sigurimin e vetë të angazhuar, që është jashtë Ministrisë së Brendshme
Mendoj se u tejkalua. Është çështje e sigurimit të Aeroportit të Shkupit. Aeroporti i Shkupit është privat dhe ka sigurimin e angazhuar privat që është jashtë Ministrisë së Brendshme. Ka pasur një keqkuptim dhe besoj se pas kësaj ka lëvizur sërish Presidentja dhe s’ka pasur problem. Tejkalim kompetencash nga punonjësit, jo politikë shtetërore. Vetë kryeministri e ka deklaruar se herën tjetër do e presë dhe përcjellë vetë Presidenten”, tha ai.
Pyetur nëse ka ende racizëm kundrejt Kosovës, Mexhiti theksoi se individë dhe grupe të tilla ka kudo, por në rastin konkret Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë dy vende mike.
“Nëse flasim për politikat shtetërore jemi ndër të parët që kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, ka ndërtuar raporte miqësore. Kryeministri i parë që ka vizituar qeverinë në Maqedoni është z.Kurti. Kjo në diplomaci ka domethënien e vetë si dy shtete mike. Këtu janë dhe faktori shqiptar brenda qeverisë. Individë, grupe si gjithandej ka dhe këtu”, u shpreh Mexhiti.
Një incident diplomatik ndodhi më 1 gusht në aeroportin e Shkupit ku presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani tentuan t’i merrnin telefonin celular ndërsa autoritetet e mbajtën të bllokuar në avion për rreth 1 orë.
Ashtu siç bëri të ditur edhe Presidenca e Kosovës, situata u rëndua edhe më tej kur sigurimi i aeroportit tentoi t’ia merrte me forcë çantën dhe telefonin personal, Vjosa Osmanit.
Të tjera
-
Plạgoset edhe një person në Prishtinë
Një person është plagosur sot në fshatin Drenoc të Prishtinës. Rastin për ...
-
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër 19 personave për disa vepra penale
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë sot në Gjykatën Themelore n...
-
Drenusha befason me deklaratën për Atillën: Isha gati ta përqafoja nëse do më kërkonte falje
Drenusha Latifi ka komentuar daljen vullnetare të ish-burrit të saj, Atilla K...
-
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës: Largimi i Atilla Kardesh nga Big Brother, fitore për shëndetin psikologjik të gruas
Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës, ka mirëpritur vendimin për largimin nga s...
-
Agim Bahtiri e uron Donald Trumpin, ia jep edhe një këshillë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar Donal Trumpin për fitoren...
-
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Koso...
-
Fundi i një sage, Majlinda Lecaj i merr fëmijët e saj në kujdesje pas një beteje gjyqësore trevjeçare
Ka përfunduar procedura përmbarimore ndërmjet Majlinda Lecajt dhe Blerim Gash...
-
Nëntë të arrestuar në Serbi gjatë protestës për shembjen vdekjeprurëse të çatisë
Nëntë persona janë arrestuar pas trazirave që shpërthyen gjatë një proteste m...
-
Murati fjaloset me deputetët e PDK-së: Premtimet për zgjedhjet e 9 shkurtit i keni të pasakta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit t...
-
Askush nuk e mbështeti Trump më shumë se Musk, çfarë fitoi njeri më i pasur në botë? Rritet vlera e….
Asnjë biznesmen nuk bëri më shumë për të mbështetur kandidaturën e ish-presid...
-
Krasniqi priti ambasadorin italian, flasin për zhvillimet aktuale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selin...
-
Kur pritet ta marrë detyrën e Presidentit Donald Trump?
Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Ame...