Lajme

Arrestohen dy të dyshuar që e kanë mashtruar një grua duke ia marrë 80 mijë dollarë amerikanë

Autori: Gazeta inFokus 16:51 | 28 August 2024

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për media, ku kanë njoftuar se kanë realizuar aksion në dy lokacione në Pejë dhe Klinë pas hetimeve disamujore nën dyshimin se persona të dyshuar kanë kryer vepra penale të mashtrimit dhe shantazhit përmes sistemeve kompjuterike.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar dy persona.

Atyre u janë sekuestruar:

-Advertisement-

– Një veturë;

– Dëshmi të transaksioneve nga unionet financiare;

– Dy telefona mobil;

– Dy revole;

– Tetë copë municion;

– Një maskë.

Në njoftim thuhet se i dyshuari kryesor ka përdorur rrjetet sociale duke përdorur emër dhe fotografi personale të rrejshme dhe me qëllim të zhvatjes financiare ai ka arritur të mashtroj viktimën e cila i ka dërguar atij para përmes unioneve financiare.

Vlera e dëmit është mbi 80 mijë dollarë amerikanë.

Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Të dyshuarit me veprimet e tyre kanë vënë në lajthim dhe kanë mashtruar viktimën duke i shkaktuar dëm me vlerë mbi 80 mijë dollarë amerikanë. Lidhur me rastin pas marrjes në pyetje, dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dërgohen në mbajtje prej 48 orësh.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera