Kaja Kallas pritet të nis angazhimin në dialogun Kosovë – Serbi, pozita që e mbante Miroslav Lajçak mund të hiqet
Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 28 August 2024
Shefja e re e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, së shpejti do të nis detyrën e re të saj ku do ta zëvëndësojë Josep Borellin. Kallas e cila tashmë ka arritur në kryeqytetin evropian, mes shumë çështjesh, pritet të merret edhe me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, shkruanRadio Evropa e Lirë.
Siç raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze, me Kallas në krye të politikës së jashtme mund të hiqet plotësisht pozita e emisarit special, të cilën aktualisht është duke e mbajtur sllovaku, Miroslav Lajcak. Mandati i Miroslav Lajcak skadon më 31 janar 2025. Sipas REL, ndonëse Borell e kishte angazhuar Lajçakun nga viti 2020 si emisar, ka pasur pak progres real në negociata.
“Dëgjoj gjithashtu nga diplomatët e Brukselit se ata presin që ajo të jetë e gatshme të merret me dialogun e mprehtë Beograd-Prishtinë të nisur nga BE-ja. Shefi aktual i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, kërkoi ish-ministrin e jashtëm sllovak Miroslav Lajcak në vitin 2020 për të shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun, por ka pasur pak progres real dhe duket se ky funksion mund të hiqet plotësisht me Kallas në krye”, shkruhet në tekstin e REL të publikuar me datë 27 gusht 2024.
Kallas ka njoftuar më 26 gusht se ka zbarkuar në Bruksel dhe se pret të takohet me kolegët e shërbimit diplomatik të BE-së. Ajo ka paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë me plotë takime dhe biseda, me fokus në seancën për konfirmimin e saj në Parlamentin Evropian.
New beginnings: just arrived in Brussels and looking forward to meeting new colleagues at EU diplomatic service @eu_eeas and @EU_Commission
Upcoming weeks will be full of meetings and briefings, with important focus on preparing for confirmation hearing @Europarl_EN pic.twitter.com/Og5QnRwgEW
— Kaja Kallas (@kajakallas) August 26, 2024
Të tjera
-
Agim Bahtiri e uron Donald Trumpin, ia jep edhe një këshillë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, e ka uruar Donal Trumpin për fitoren...
-
Osmani përfaqëson Kosovën në samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Hungari
Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Hungari ku do ta përfaqësojë Koso...
-
Fundi i një sage, Majlinda Lecaj i merr fëmijët e saj në kujdesje pas një beteje gjyqësore trevjeçare
Ka përfunduar procedura përmbarimore ndërmjet Majlinda Lecajt dhe Blerim Gash...
-
Nëntë të arrestuar në Serbi gjatë protestës për shembjen vdekjeprurëse të çatisë
Nëntë persona janë arrestuar pas trazirave që shpërthyen gjatë një proteste m...
-
Murati fjaloset me deputetët e PDK-së: Premtimet për zgjedhjet e 9 shkurtit i keni të pasakta
Ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se buxheti 3.6 miliardësh i vitit t...
-
Askush nuk e mbështeti Trump më shumë se Musk, çfarë fitoi njeri më i pasur në botë? Rritet vlera e….
Asnjë biznesmen nuk bëri më shumë për të mbështetur kandidaturën e ish-presid...
-
Krasniqi priti ambasadorin italian, flasin për zhvillimet aktuale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në selin...
-
Kur pritet ta marrë detyrën e Presidentit Donald Trump?
Donald Trump është zgjedhur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Lidhja e Arbërisë me Pallatin e Rinisë, Abdixhiku: Pas 9 shkurtit, bëhuni gati për unazën, stadiumin e spitalin e ri
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka marrë pjesë so...
-
Si duhet të jetë “shërbimi i ri ushtarak” gjerman sipas ligjit të ri, ja ku do të jetë fokusi
Forcat e armatosura gjermane do të rriten dhe kanë nevojë për forma shtesë të...
-
Njihuni me 13 vjeçaren nga Ferizaji e cila vendosi të punojë për t’a ndihmuar babain e saj “Nuk ka sen ma primare se sa me ju ndihmu prindërve”
Dëshira e madhe për t’i ndihmuar babait të saj e shtyu të punojë që në moshën...
-
Konjufca uron Trump: Mezi pres që të fillojmë punën
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka uruar Donald Trumpin për fitoren në zgjedh...