Lajme

Gashi: S’kemi menduar asnjëherë për hakmarrje ndaj UDB-ashve shqiptarë edhe pse s’u penduan kurrë

Autori: Gazeta inFokus 21:47 | 27 August 2024

Ish i burgosuri politik, Ramadan Gashi, në “Debat Plus”, ka rrëfyer për torturat që i ka përjetuar si pasojë e organizimit të protestave të marsit 1981.

Ai e ka përmendur Asllan Sllamnikun si një nga UDB-ashët shqiptarë, i cili, sipas tij, ishte më brutali ndaj tij.

Gashi tha se asnjëherë nuk ka parë ndonjë shenjë pendese te asnjë nga pjesëtarët e UDB-së.

-Advertisement-

“Nuk kam parë, qaty është që u mundova me i nda në tri grupe, pendesë nuk kam pa, kam pa nashta qat ndjenjën që e ka vrejt brenda se nuk është mirë, por… E kam vrejt një që s’po ia di emrin që më than po, më dukesh si djali im, kisha përshtypje se ishte njeri i mirë, por pendesë s’kam pa”, u shpreh ai.

Përkundër kësaj, Gashi tregoi se asnjëherë nuk ka tentuar të hakmerret.

“Janë disa që vetëm kanë hy dhe janë mbetë në të, kanë mëndu se duhet me ruajt Jugosllavinë, për privilegje të tyre ndoshta, por edhe kanë mendu ashtu. Nëse e kanë pas vetëm për privilegje, turp ju qoftë, nëse ka mendu ndokush që është mirë te kry detyrën, ndoshta është ndjenjë më e lehtë. Është e pashpjegueshme me torturu një djalë të ri, isha 23 vjet, i kemi pas shumicën 18 vjet, edhe ndaj tyre me ushtru dhunë s’di”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera