Lajme

Komanda e Napolit tregon se çka u diskutua mes admiralit amerikan të NATO-s dhe komandantit të NATO-s në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 27 August 2024

Admirali i NATO-s, gjenerali Stuart B. Munsch po qëndron në një vizitë në Kosovë.

Ai është takuar me komandantin e KFOR-t, gjeneralin turk Ozkan Ulutas.

Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Komandës së Napolit, thuhet se diskutimet janë fokusuar për përkushtimin e KFOR-it për stabilitet dhe siguri në rajon.

-Advertisement-

Gjithashtu në njoftim thuhet se kanë diskutuar edhe për përkrahjen e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian.

“Admirali Stuart B. Munsch vizitoi Prishtinën, Kosovë, ku u takua me komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Ozkan Ulutas. Diskutimet u përqendruan në angazhimin e KFOR-it për stabilitetin dhe sigurinë në rajon, si dhe mbështetjen e Dialogut të lehtësuar nga BE”, thuhet në njoftim.

Kjo vizitë e admiralit amerikan vjen menjëherë pas vizitës që ka bërë në Kosovë shefi CIA-s, William Burns.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera