Lajme

Musliu pas vizitës së Shefit të CIA-s: Kjo tregon që Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA-së

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 23 August 2024

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu, ka thënë se përmbyllja e vizitës së Shefit të CIA-s, William Byrns, në Kosovë, tregon qartë se Kosova është partnere e pazëvendësueshme e SHBA’së jo vetëm në Ballkanin Perëndimor por edhe më gjerë.

Për Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Musliu ka thënë se CIA pothuajse “e ka rritur në duart e veta”.

“Përveç AKI-së, i gjithë komuniteti i inteligjencës së Kosovës, edhe Policia e edhe FSK, ka marrë praktikat më të mira në luftën e përditshme me sfidat! Sfidat e dy dekadave të fundit kanë qenë të përbashkëta me gjithë Perëndimin! Fillimisht me organizatat terroriste të Lindjes së Mesme, e tash e një dekadë – e kqeja e madhe e botës moderne Vladimir Putini dhe aleatët e tij. Kosova është aleat i palëkundur i SHBA. AKI aleat i palëkundur i CIA-s”, ka shkruar Musliu.

-Advertisement-

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera