Lajme

Përveç situatës së sigurisë, Qeveria thotë se Kurti e njoftoi shefin e CIA-s edhe për rritjen ekonomike

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 23 August 2024

Qeveria e Kosovës ka shkruar në lidhje me takimin e kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns.

Në këtë njoftim, Qeveria ka treguar edhe në lidhje me bisedën e realizuar në takim.

Sipas Qeverisë, Kurti ndër të tjera e ka njoftuar Burnsin edhe për rritjen ekonomike.

-Advertisement-

“Kryeministri Kurti e njoftoi Drejtorin Burns me rritjen dhe zhvillimin ekonomik si dhe progresin shoqëror e demokratik të Kosovës, duke theksuar që të gjitha sfidat e brendshme të sigurisë po menaxhohen suksesshëm me forcën e ligjit të drejtë të shtetit tonë demokratik. Në këto tri vitet e fundit, ai shtoi që Bruto Produkti Vendor i Kosovës është rritur për 33% kurse buxheti shtetëror për 35%, me ç’rast 11.1% (apo 1/9) e buxhetit vjetor i dedikohet Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes” – ka shkruar Qeveria e Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera