Uncategorized

Loja ‘Black Myth Wukong’ tërheq 1.2 milion lojtarë pak orë pas publikimit

Autori: Gazeta inFokus 10:32 | 23 August 2024

Bota e lojrave elektronike është mbushur me emocione, pas publikimit të martën në orën 10:00 të lojës së shumëpritur aksion me role ‘Black Myth: Wukong’.

Prej orës 11:40 të së martës, videoloja e frymëzuar nga “Udhëtim në Perëndim” vepra klasike kineze e shek.16, kryesoi tabelën e lojërave të nxehta në Steam, platforma globale e shpërndarjes dixhitale, me mbi 1.2 milionë lojtarë të njëkohshëm në mbarë botën.

Loja e zhvilluar nga Game Science, frymëzohet nga romani i famshëm kinez dhe ndjek aventurat e një murgu me tre dishepujt e tij. Në fokus është Sun Wukong ose Mbreti Majmun, i cili njihet për aftësitë e mbinatyrshme dhe natyrën djallëzore.

-Advertisement-

Ndikimi i “Udhëtim në Perëndim” shtrihet në të gjithë Kinën dhe më gjerë, veçanërisht në Azinë Lindore. Historia është përshtatur në opera, seriale televizive, filma dhe tani një video lojë.

Loja është zhvilluar në mënyrë të përpiktë për gjashtë vjet. Ajo mbështetet në një investim të konsiderueshëm prej të paktën 400 milionë juanësh (rreth 56 milionë dollarë).

Performanca e lojës para shitjes ka qenë spektakolare. Në mbarë botën zuri vendin e parë në listën e shitjeve të Steam. Deri të mesditën e së premtes, vlera e shitjeve të lojës i kaloi 472 milionë dollarë amerikanë. Ekspertët e industrisë parashikojnë shifra astronomike shitjesh, me vlerësime që variojnë nga 5 deri në 10 milionë kopje. Kjo shifër nënvizon potencialin e lojës për t’u bërë një gjigant financiar

 

Kjo lojë e pavarur ofron një këndvështrim të ri mbi romanin klasik kinez “Udhëtim në Perëndim” dhe është e mbushur me kthesa të papritura.

Loja ka fituar vlerësimin e gjerë të kritikëve. Ka një rezultat Metacritic prej 82, bazuar në komentet nga 52 media globale.

Popullariteti fenomenal i lojës mund t’i atribuohet kryesisht performancës së klasit botëror, falë cilësisë së imazheve të nivelit filmik, në pamjet statike dhe dinamike. Loja ‘Black Myth Wukong’ fitoi çmimin për Vizualet më të Mirë të Lojrave 2023 në Keln, Gjermani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera