Lajme

Hapet aplikimi për nominimin e tre anëtareve të Bordit të RTK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:29 | 22 August 2024

Transmetuesi publik në bazë të nenit 26 të Ligjit të RTK-së, ka bërë shpalljen publike për nominimin e tre anëtarëve të Bordit të RTK-së të komunitetit shqiptar.

Afati i dorëzimit të dokumentacionit tё kompletuar pёr aplikim për anëtarë të Bordit të RTK-së, mund të bëhet deri më 4 shtator 2024, në orën 16:00, përmes e-mailit [email protected]

Pesë ditë pas mbylljes së shpalljes publike, të gjitha aplikacionet RTK ia dorëzon Kuvendit të Kosovës i cili themelon Komisionin ad – hoc për shqyrtimin e tyre.

-Advertisement-

Brenda periudhës kohore prej tridhjetë ditësh pas përfundimit të afatit për paraqitjen e kandidaturës, komisioni, pas intervistimit rekomandon dy kandidatë për çdo pozitë në Bord, për të cilët konsideron se janë më të përshtatshmit në bazë të kompetencave, integritetit dhe përkushtimit të tyre për zhvillimin dhe përparimin e RTK-së.

Bazuar në Rregulloren e punës së Kuvendit, Kuvendi zgjedh njërin nga kandidatët e rekomanduar me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit që janë të pranishëm dhe që votojnë.

Pakoja e nominimit (https://www.rtklive.com/sq/docs/2024-08-21/535.pdf)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera