Lajme

Ruge pas takimit me Osmanin: Qëndrimi i NATO-s është se çështja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet me dialog

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 20 August 2024

Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, ambasadori Boris Ruge ka thënë se në takimin me presidenten Vjosa Osmani, ka nënvizuar pikëpamjen e NATO-s për Urën e Ibrit, duke thënë se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar.

“NATO është krenare që ka ofruar një mjedis të sigurt për të gjithë në Kosovë për 25 vjet. Sot me Vjosa Osmanin, kemi bërë një bilanc të asaj që është arritur. Për urën mbi Ibër, nënvizova pikëpamjen e NATO-s se vendimet duhet të vijnë përmes dialogut dhe në mënyrë të koordinuar”, ka shkruar Ruge

“Është thelbësore që të gjithë aktorët të përmbahen nga deklaratat dhe veprimet e njëanshme që mund të krijojnë tensione. Ky është çelësi për sigurinë e qëndrueshme në të gjithë Kosovën – për të mirën e të gjithë njerëzve dhe komuniteteve – dhe për stabilitetin rajonal”, ka thënë më tej Ruge

 

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera