Hillary Clinton mbështet Harris në konventën e demokratëve: Po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Amerikës
Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 20 August 2024
Nuk ishte fjalimi që donte të mbante Joe Biden.
Të paktën jo këtë vit e jo në këto rrethana, thotë BBC. Por nëse dikush e di se sa shpejt mund të ndryshojë fati, është ky pikërisht president – jeta personale dhe profesionale e të cilit është prekur nga tragjedia dhe fatkeqësitë. Duke folur në një arenë të mbushur plot në Çikago në natën e parë të Konventës Kombëtare Demokrate, Biden tentoi të mbronte presidencën e vet, përpara një partie të cliruar dhe me energji të reja tashmë nga vendimi i tij për t`i dhënë fund rikandidimit e për t`i hapur rrugën në garën presidenciale zv/presidentes Kamala Harris. Në fjalën e tij, Biden i pritur me ovacione të gjata nga delegatët që në një moment edhe u përlot, rikujtoi momentet kur bëri betimin për të marrë detyrën e presidentit, periudhën e vështirë të pandemisë dhe atyre që i quajti kërcënime ndaj demokracisë amerikane.
“Besoja atëherë dhe besoj tani, se progresi ishte dhe është i mundur, ashtu siç është i arritshëm dhe se ditët tona më të mira janë ende përpara. Dimrin e kemi lënë pas. Qëndroj përpara jush me zemër të mbushur plot me mirënjohje, mirënjohëse për të raportuar se demokracia ka mbizotëruar. Ne jemi tani një betejë për vetë shpirtin e kombit amerikan, komb, të cilit si shumë prej jush, unë i kam dhënë zemrën dhe shpirtin tim”, tha Biden.
Pasi radhiti arritjet për programet sociale, përfaqësimin e pakicave në gjyqësor, rikonsolidimin e ekonomisë të goditur nga pandemia, Presidenti Biden u zotua se ashtu si ai vetë, edhe Harris do t’u kundërvihet në skenën ndërkombëtare regjimeve totalitare, ndërsa nuk la pa kritikuar rivalin republikan Donald Trump, për të cilin tha se e la Europën dhe NATO-n në gjendje të dobësuar dhe se u desh shumë punë për ta forcuar Europën sërish dhe madje për ta zgjeruar aleancën me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë.
Pak më herët, në skenë qe shfaqur edhe Harris, që i befasoi pjesëmarrësit duke i paraprirë mesazhit të presidentit. Ish-Sekretarja e Shtetit dhe ish-kandidatja e Partisë Demokrate për presidente, Hillary Clinton përcolli dhe ajo një mesazh mbështetje, duke përshëndetur vendimin e Bidenit me fjalët se “tani po shkruajmë një kapitull të ri në historinë e Amerikës”.
Klinton, gruaja e parë kandidate për presidente e një partie kryesore në Shtetet e Bashkuara, bëri thirrje për zgjedhjen e Harris si presidentja e 47-të e Shteteve të Bashkuara, duke thënë se “Kamala duhet ta thyejë tavanin më të lartë dhe më të fortë prej xhami” duke u bërë presidentja e parë grua e SHBA-së, tavan të cilin ajo vetë, nuk e theu dot.
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...