Lajme

Kolona 600 metra në Jarinjë, te Dheu i Bardhë pritjet rreth një orë

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 20 August 2024

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kufitare për Menaxhim Kombëtar pritjet më të gjata janë në pikën kufitare në Jarinje.

Në këtë vendkalim kufitar kolona është 600 metra, dhe qytetarët po presin deri në 45 minuta për të dalë nga Kosova.

Te Dheu i Bardhë pritjet janë deri në 50 minuta, ndërsa kolona në këtë pikë është 250 metra.

-Advertisement-

Pak e ngarkuar del të jetë edhe pika kufitare në Merdarë, ku kolona aty është 150 metra, dhe mërgimtarët po presin deri në gjysmë ore.

/Reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera