Lajme

Maqedonci në takim lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it

Autori: Gazeta inFokus 16:16 | 19 August 2024

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot ka realizuar një takimin lamtumirës me Komandantin e kontigjentit turk të KFOR-it, Kolonel Sabri Gokhan Karamursel, me rastin e përfundimit të misionit të tij.

Në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë se e ka falënderuar Kolonelin veçanërisht për angazhimin dhe kontributin e tij personal në zhvillimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet vendeve në fushën e mbrojtjes.

“Duke i dëshiruar sukses në detyrën e tij të ardhshme, e sigurova që edhe me pasardhësin e tij në detyrë do të vijojmë kultivojmë të njëjtën frymë bashkëpunimi”, ka thënë Maqedonci.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera