Ankohen qytetarët, KESCO-s merr gjobë për shkelje të privatësisë së konsumatorëve
Autori: Gazeta inFokus 13:13 | 19 August 2024
Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) ka shqiptuar gjobë ndaj Kompanisë Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike Sh.A (KESCO) për mosndërmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë në përpunimin e të dhënave personale gjatë shpërndarjes së faturave për qytetarët.
Kjo agjenci thekson në një njoftim se ka pranuar disa ankesa nga qytetarët (subjektet e të dhënave) lidhur me veprimin se KESCO ka shpërndarë faturat mujore për shpenzimin e energjisë elektrike duke mos i aplikuar masat e sigurisë dhe duke i lënë qasje personave të paautorizuar në të dhënat personale të konsumatorëve.
“Gjatë shqyrtimit të ankesave, AIP ka konstatuar se KESCo ka dështuar të zbatojë masat e sigurisë për të mbrojtur të dhënat personale të qytetarëve, duke shkelur kështu detyrimet e saj ligjore”.
“Veprimi i Agjencisë për shqiptimin e gjobës ndaj KESCo është ndërmarrë pas fushatës ndërgjegjësuese që Agjencia ka zhvilluar në muajin shkurt të vitit 2024, me të gjitha kompanitë që bëjnë shpërndarjen e faturave, me ç ‘rast ka kërkuar zbatimin e detyrimeve ligjore që këto kompani kanë ndaj konsumatorëve. Me qëllim të përgatitjes së kushteve, Agjencia ka kërkuar nga Kompanitë që deri më 30 qershor 2024, të ndërmarrin të gjitha masat për të siguruar mbrojtjen e të dhënat personale”.
“Siguria e të dhënave personale është një e drejtë themelore e qytetarëve dhe mbrojtja e këtyre të dhënave duhet të jetë prioritet për çdo kompani që i përpunon të dhënat personale”, thuhet në një njoftimin e AIP.
Të tjera
-
Majorja Manushaqe Nura largohet nga ushtria: FSK-ja do të mbetet shtëpia ime e dytë
Manushaqe Nura është përshëndetur sot nga Forca e Sigurisë së Kosovës. Epr...
-
Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për zgjedhjet amerikane presidenciale
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka ndarë një mesazh nga Pri...
-
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Çmimi i qumështit, vezëve dhe mjaltës ka shënuar ngritje për 4. 7 për qind në...
-
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet në SHBA/ Trump dhe Harris përgatisin ekipet ligjore në rast të kontestimeve të rezultatit
Amerikanët do të votojnë të martën për të zgjedhur se kush do të drejtojë Sht...
-
Elezi: Procesi i përgatitjes për zgjedhjet e 9 shkurtit sipas planit
Komisioni Qendror Zgjedhor po vazhdon me procedurat përgatitore për zgjedhjet...
-
AUV: 42 raste me 264 krerë gjedhe të infektuara me tuberkuloz
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar se pas aplikimit t...
-
Haradinaj tregon se kur do të jetë fundi i tij në politikë
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se rr...
-
BE-ja, Koreja e Jugut kërkojnë largimin e trupave koreano-veriore nga Rusia
Koreja e Jugut dhe Bashkimi Evropian dënuan furnizimin e Moskës me armë nga K...
-
Rrahmani: Nuk kemi qëndrim ende për buxhetin e vitit 2025
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen të hënën, më 11 nëntor, për të...
-
Kurti: Përveç Serbisë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor ose janë pjesë e NATO-s ose e kanë NATO-n brenda tyre
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në edicionin e ...
-
Haradinaj: Akuzat ndaj shqiptarëve në Hagë janë të pavërteta, të fabrikuara, të pabaza e të ngarkuara politikisht
Anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj...
-
Tahiri: Tri dekada Hashim Thaçi i ka kaluar duke bërë shumë rrugë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, ka kujtuar...