Lajme

Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it: Hapja e urës si akt normalizimi, interes i të gjithë qytetarëve

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 19 August 2024

Presidentja Vjosa Osmani, ka takuar sot komandantin e KFOR-it, Ozkan Olutash, ndërsa bën të ditur se kanë diskutuar për çështjen e hapjes së urës së Ibrit.

Hapja e saj, si akt normalizimi, është akt në interesin e të gjithë qytetarëve pa dallim etnie, thotë Osmani mes tjerash, ndërsa përmend se suksesi i saj afatgjatë arrihet çdoherë në bashkëveprim me aleatët.

”Hapja e urës si akt normalizimi e integrimi është në interes të të gjithë qytetarëve, pa dallim etnie. Suksesi afatgjatë e i qëndrueshëm arrihet gjithnjë bashkë me aleatë!”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera