Lajme

Ministria e Jashtme bën thirrje për regjistrimin e mërgatës

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 19 August 2024

Edhe 12 ditë do të përmbyllet afati i regjistrimit për diasporën, që zyrtarisht i bie më datën 31 gusht.

Me ç’rast, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ka bërë thirrje që qytetarët të regjistrohen.

“Të dashur mërgimtarë, ju ftojmë të bashkoheni në procesin e regjistrimit të mërgatës, i cili është i hapur deri më 31 gusht”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

-Advertisement-

Deri më tani, në procesin e regjistrimit të popullsisë janë regjistruar mbi 600 mijë qytetarë që jetojnë jashtë Kosovës.

Ndërkaq, në regjistrimin e fundit të mbajtur këtë vit, Kosova ka ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu
-Advertisement-

Të tjera