Avokati i Ardian Gjinit: Prania e Kusari-Lilës në Gjykatë, tendencë për ndikim
Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 17 August 2024
Të premten u përurua objekti i ri i Gjykatës Themelore në Gjakovë dhe aty morrën pjesë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Aty ishte edhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Prania e saj aty nuk po i duket korrekte dikujt.
Përfaqësuesi juridik i kryetarit aktual të Gjakovës, Ardian Gjini po thotë se prania e Kusari-Lilat në ata përurim është tendencë për ndikim tek një rast që kanë në trajtim Gjykata për Kryetarin dhe ish-kryetaren e Gjakovës.
“Marrja pjese e një shefeje te një grupi parlamentar, ne rastin konkret e znj. Mimoza Kusari – Lila, ne delegacionin per inagurimin e objektit te ri te Gjykatës Themelore ne Gjakove – e cila eshte subjekt i procedures civile per shpifje dhe fyerje ne kete gjykate si paditese kundër te paditurit Ardian Gjini (e edhe shume rasteve tjera ne kete gjykate te cilat po zhvillohen momentalisht), dhe e cila çështje zhvillohet nga viti 2017 dhe ku shpresojmë qe se shpejti te merret vendimi meritor per kete çështje pasi ka përfunduar edhe fjala perfundimtare e paleve, per ne si pale ndërgjegjese është e papranueshme dhe përben tendence per te ndikuar ne vendimmarrje dhe cenim te pavaresise se gjyqësorit”, ka shkruar avokati, Meshari Selimaj.
Gjithsesi ai shpreson që Gjykata do të jetë e drejtë në marrjen e vendimit.
“Përkundër kësaj, ne vazhdojmë të besojmë se gjykata do te merr një vendim te paanshëm, objektiv, te drejte dhe te mbështetur ne ligj ne lidhje me ketë çështje juridiko-civile, anipse situata e paraqitur si ne keto pamje përben shqetësim te madh per mua si pale ne procedure dhe avokat i kryetarit te komunës se Gjakovës Ardian Gjini”, shkroi Selimaj në Facebook.
Të tjera
-
9-vjeçarja dyshohet se është dhụnụar nga një 26-vjeçar në Pejë
Një rast i rëndë është shënuar në Pejë. Sipas “Sinjalit”, një vajzë 9-vjeç...
-
Me këngë e valle, hapet Ura e Madhe në Kukës/ Pamje
Ura e Madhe e Kukësit është hapur sot për qarkullimin e automjeteve. Kryemini...
-
Gripi i shpezëve konfirmohet në Shqipëri, AUV merr masa të menjëhershme
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) po monitoron me kujdes situatën zo...
-
Formula 1, Verstappen dhe 0.005% që bën diferencën
Çmimi i Madh i Brazilit do të jetë pjesë e historisë së Formulës 1 pasi finis...
-
Barcelona në alarm të kuq për shkak të stuhisë, aeroporti kthehet në “liqen”
Stuhitë e forta që shkaktuan përmbytje vdekjeprurëse në Spanjën lindore javën...
-
Pas LDK dhe AAK-së, edhe PDK-ja thotë se nuk e voton buxhetin
Partitë opozitare, LDK, PDK dhe AAK janë deklaruar se nuk do ta votojnë proje...
-
Lekaj: RTK-ja është Radio Televizioni i Kurtit
Në seancën e Kuvendit të Kosovës, deputeti i AAK-së Pal Lekaj ka thënë se RTK...
-
Kurti takoi ambasadorin jorezident të Japonisë për Kosovë, diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe
Ura e madhe e Kukësit është hapur këtë të hënë. “HAPET URA E MADHE e Kukës...
-
Hapet Ura e Madhe e Kukësit pas disa muajsh vonesë
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i shoqëruar nga zëvendës-kryeministrja Be...
-
Trump-Harris, dita e fundit e garës! Demokratja, avantazh në rang kombëtar me tre pikë!
Gara për Shtëpinë e Bardhë në SHBA 2024 hyn sot në ditën e saj të fundit. Më ...
-
Hoti: RTK-së, AKI-së dhe AJ-së iu cenua pavarësia e punës së tyre
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se tri institucioneve vitale të Kos...
-
Muharremi demanton statistikat e Qeverisë për çmimin e rrymës: 37% më e shtrenjtë
Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr statistika e krahasime e ku sipas tij ko...