Lajme

Krejt çka dihet për vrạsjen në Bibaj të Ferizajt

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 17 August 2024

Një 89-vjeçar mbrëmjen e së premtes shkoi për gëzim në Bibaj të Ferizajt, pa e ditur që ishin momentet e fundit të jetës së tij.

Sipas raportimeve nga gazetarë të Klan Kosova në terren, u bë e ditur se viktima ishte gjyshi i dhëndrit, i cili po martohej natën që u solli zi.

I moshuari u vra pranë restorantit të dasmave në Bibaj, nga i dyshuari zyrtar policor, por që nuk ishte në krye të detyrës, shkruan Klankosova.tv.

-Advertisement-

Rastin e kanë konfirmuar organet e rendit.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është vetëdorëzuar, dhe dyshohet se vrasjen e kreu me armën zyrtare.

“Një mashkull kosovar ka mbetur i vdekur pasi është qëlluar me armë zjarri. I dyshuari lidhur me rastin është një zyrtar policor jashtë detyrës zyrtare. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. I dyshuari lidhur me rastin është vetëdorëzuar në stacionin policor”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me ngjarjen tronditëse, është arrestuar edhe një person tjetër, i cili dyshohet për veprën “ndihmë në kryerjen e veprës penale”.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga zëvendësdrejtori i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Qazim Reka.

Ndërkaq, kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, njoftoi se i dyshuari është dërguar në ndalim për 48 orë.

Motivet që çuan deri te ky krim i rëndë, ende janë të paqarta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera