Lajme

Mbi 6 mijë kërkesa për konvertimin e patentë-shoferëve ilegalë

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 16 August 2024

Mbi 6 mijë kërkesa, kryesisht nga katër komunat veriore tashmë janë parashtruar për të konvertuar patentë-shoferët ilegalë të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Kjo u bë e ditur në shifrat e dërguara nga zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Veton Elshani, në një përgjigje për Klankosova.tv.

Nga të gjitha komunat prinë ajo e Leposaviqit, me 1 mijë e 832 konvertime.

-Advertisement-

Vendin e dytë e mbanë Mitrovica Veriore me 1 mijë e 462 sosh.

Zveçani është në vendin e tretë me 1 mijë e 105 konvertime, ndërsa vendin e katërt e ka Zubin Potoku me 911 sosh.

Gjatë 24-orëve të fundit janë bërë 34 konvertime, ndërsa numri total që nga fillimi është 6 mijë e 16.

Afati për konvertimin e patentë-shoferëve ilegale të lëshuara nga Serbia, në ato të Kosovës është zgjatur deri më 23 gusht.

Elshani deklaroi se pas këtij përfundimit të kësaj periudhe, do të pasojnë gjobat.

Afati për konvertimin fillimisht ishte i paraparë nga 10 maji deri më 9 gusht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera