Vazhdimi i paraburgimit për Thaçin e Veselin, Musliu: Koha që kosovarët t’i mbushin sheshet e Evropës për të kërkuar drejtësi
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 16 August 2024
Deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vazhduar masën e paraburgimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi e Kadri Veseli.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Musliu ka thënë se kjo masë ndaj tyre është një hap i rëndë dhe i papranueshëm i padrejtësive që bëjnë ‘të fortit’.
Sipas saj, ka ardhur koha që shqiptarët e Kosovës t’i mbushin sheshet e Evropës në kërkim të drejtësisë dhe për të mbrojtur luftën çlirimtare.
“DHOMAT E POLITIZUARA TË KOSOVËS NË HAGË, paskan marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit për ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Kjo masë ndaj tyre është edhe një hap i rënd e i papranueshem i padrejtësive që bëjnë të “fortit”. Ka ardhë koha që shqiptarët e Kosovës edhe njëherë ti mbushin sheshet Evropës për të kërkuar drejtësi dhe për të mbrojtur luften çlirimtare”, shkroi Musliu.
Në arsyetimin e vendimeve të DHSK-së thuhet se paneli ka konkluduar se vazhdon te ketë mungesë informacioni që justifikojnë gjetjet se Thaçi dhe Veseli mund të arratisen në rast që lirohen, por që ekziston rreziku që ata të pengojnë procedurat e DhSK-së, kryejnë krime të tjera kundër atyre që perceptohen si kundërshtar të UÇK-së dhe dëshmitarëve.
Të tjera
-
Serbia e kërkon në Bruksel lëvizjen e kufijve të Mitrovicës së Veriut si kusht për hapjen e Urës
Kryenegociatori i Serbisë për dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq tha se në B...
-
Presidentja Osmani nuk i beson Vuçiqit i cili kërkoi kthimin e serbëve në polici dhe gjyqësi: Retorikë për ta tërhequr vëmendjen
Presidentja Vjosa Osmani ka thënë kërkesat e presidentit serb, Aleksandër Vuç...
-
Ky është personi që kërkohet për një vjedhje grabitqare, Policia kërkon ndihmë për kapjen e tij
Policia e ka publikuar fotografinë e një personi që dyshohet për vjedhje grab...
-
Kryeministri Kurti të enjten në Bruksel, të njëjtën ditë Von Der Leyen shton drekë për liderët e Ballkanit
Kryeministri Albin Kurti është një nga folësit në një ngjarje të organizuar n...
-
Bislimi: Petkoviq kushtëzoi agjendën e takimit trilateral me kërkesa të papranueshme për Kosovën
Besnik Bislimi, kryenegociatori i Kosovës në dialogun Kosovë, ka thënë se tak...
-
Pa takim trilateral në Bruksel, ZKM njofton çfarë folën Bislimi e Lajçak, përmendet edhe Ura e Ibrit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislim, u takua në Bruksel me Përfaqësuesin Speci...
-
BPRG: Kosova meriton përfaqësim të plotë në CEFTA, heqja e ndalesës për mallrat serbe do të ulë edhe tensionet
Balkans Policy Research Group përmes një komunikate për media ka thënë se Kos...
-
Këshilltari i Bislimit thotë se s’ka pasë takim trepalësh në Bruksel
Kanë përfunduar takimet në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel pa një takim...
-
Vetëdorëzohet në Prokurorinë Speciale i akuzuari për drogë e armëmbajtje pa leje, lirohet pasi dha dorëzani 30 mijë euro
Është vetëdorëzuar në Prokurorinë Speciale i pandehuri mbi të cilin rëndojnë ...
-
Miratohet raporti mbikëqyrës i zbatimit të Ligjit për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mb...
-
Trepça e pezullon edhe një punëtor nga puna, shkak mosrespektimi i rregullave të punës
Ndërmarrja Trepça Sh.A. sot më 17 shtator e ka larguar përkohësisht nga puna ...
-
Osmani sot pjesë e ceremonisë së shënimit të 25 vjetorit të NDI-së në Kosovë
Presidentja Vjosa Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 25 vje...