“Synimi është që të kryhet sa më shpejtë” – Kurti merr pjesë në nisjen e punimeve të rrugës Prizren – Tetovë
Autori: Gazeta inFokus 19:26 | 13 August 2024
Sot kanë nisur punimet në rrugën Prizren-Tetovët, në pjesën LOT-i 1 dhe LOT-i 3, përkatësisht në segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren.
ZKM-ja ka njoftuar se aty i pranishëm ishte kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu.
Nga vendpunishtja e LOT-it 3, kryeministri tha se ky projekt është i rëndësisë së jashtëzakonshme infrastrukturore Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete, që lidh këto dy shtete, me rëndësi të veçantë, si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.
Ky lot ka gjatësinë prej afër 7 kilometrave dhe është në vlerë prej 8.3 milionë euro.
Ndërkaq, pas vizitës së LOT-it të parë, Kurti u shpreh se synimi ynë është që t’ia japin mbështetjen maksimale këtij aksi rrugor, këtij projekti infrastrukturor, që të kryhet sa më shpejtë për shkak se shumë kohë është humbur që Prizreni e Tetova të mbesin kaq gjatë të ndara.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu u shpreh se ky projekt përpos që e lidh Autostradën “Ibrahim Rugova” me korridorin Jon-Adriatik dhe me korridorin 8 nga ana tjetër që është Tetova, shërben edhe për turizëm malor nga të dyja anët dhe kontribuon në zhvillimin ekonomik të dy vendeve.
Projektin për ndërtimin e kësaj rruge që përfshinë njërën rrugë në dalje të autostradës “Ibrahim Rugova” dhe tjetra në afërsi të Fshatit Struzhë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e ka tenderuar që në muajin prill të këtij viti në 3 llote. Në LOT-in 1 dhe LOT-in 3, punimet filluan sot. Vlera totale e projektit është paraparë të jetë 35 milionë euro, me gjatësi prej 20.3 km.
Të tjera
-
Zgjedhjet presidenciale në SHBA/ Analiza: A ka Europa partner bisedimesh për Trumpin?
Në presidencën e parë Donald Trump kërkonte bisedime bilaterale me shtetet e ...
-
Reuten: Nëse Serbia vazhdon të veprojë në këtë mënyrë, ne duhet jemi më të ashpër
Qëndrimet e eurodeputetit holandez, Thijs Reuten, ndaj procesit të dialogut m...
-
Vjedhje e rëndë në Krojmir të Lipjanit
Dy persona të panjohur kanë kryer një vjedhje nga një objekt në Krojmir të Li...
-
Dy raste të dhụnimit brenda 24 orëve, arrestohet një person
Dy raste të dhunimit janë raportuar brenda 24 orësh. Njëri rast ka ndodhur...
-
Kurti u mirëprit dhe bashkëbisedoi me bashkatdhetarë në Vjenë të Austrisë
Kryeministri Albin Kurti, qëndrimin në Vjenë të Austrisë, e filloi me një tak...
-
Dyshohet se 14 vjeçarja u drọgua dhe u dhụnụa nga 5 burra, policia jep detaje
Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur të dielën në Prishtinë, ku një vajz...
-
“Ça m’thu Vetëvendosja”- U përmend Kosova, për çka e tha këtë deklaratë Edi Rama?
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përmendur se duan që në Bashkimin Eur...
-
Ragmi Mustafi: Padinë ndaj Vulinit do ta dërgoj edhe në Strasburg
Ish-kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Must...
-
“Pas tre ditësh e gjetëm të gjallë”/ Mbeti e bllokuar në makinën e përmbytur, shpëton mrekullisht gruaja në Spanjë
Një grua ka shpëtuar mrekullisht në Spanjë pas 72 orësh, pasi kishte mbetur e...
-
Mungesa e punëtorëve/ Industritë gjermane, plane të zhvendosin punën jashtë vendit
Pothuajse një e treta e kompanive të industrisë gjermane po planifikojnë të z...
-
Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës
Sot vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. Në rend të ditës janë kë...
-
Trump dhe Harris përgatisin fjalimin e fundit për votuesit e SHBA-së
Donald Trump dhe Kamala Harris ndodhen një ditë para zgjedhjeve, ndërsa ata p...