Taksa 17,7 eurosh, gjobë dhe ngritje e paparalajmëruar e çmimit të energjisë elektrike
Autori: Gazeta inFokus 13:06 | 01 August 2024
Vendimi që ka nis të aplikohet sot nga KESCO për konsumatorët borxhlinj, ngjason të jetë bërë nga pozitat qind për qind monopolizuese të KEDS/KESCO-s dhe me pranimin e bërë lehtësisht nga ZRRE-ja, që edhe kësaj radhe, si në të shumtën e herave deri tani u dëshmua më shumë si “satelit” i dy kompanive turke, se sa si mbrojtës i të drejtave të konsumatorëve kosovarë, që është misioni dhe detyra parësore e tij.
Mehmet GJATA
Sot, me 1 gusht 2024, siç ka njoftuar KESCO, kompania private dhe e vetme për furnizimin e konsumit të Kosovës me energji elektrike, do të fillojë aplikimi i taksës për shkyçje të konsumatorëve që nuk e paguajnë borxhin brenda afatit. Dhe, kjo taksë, që bashkë me TVSH-në do të jetë saktësisht 17,7 euro, nuk është as e ulët, as e papërfillshme financiarisht për kosovarët e varfër dhe është qind për qind e njëanshme, e aplikuar ngutshëm nga KEDS-KESCO me “aminin’, po kështu të ngutshëm dhe pa asnjë diskutim paraprak me konsumatorët, por, duket as me autoritetet nga ZRRE-ja, që së paku në këto vite, fare lehtësisht i ka pranuar kërkesat e shumta të distributorit dhe furnizuesit të vetëm të konsumit të Kosovës me rrymë.
Dhe, që të dy këta, edhe distributori që është KEDS, edhe furnizuesi(KESCO), kanë monopol qind për qind edhe në distribuimin (shpërndarjen) e rrymës në mbarë rrjetin elektrik të Kosovës, edhe në mbarë furnizimin e konsumit të vendit. Dhe, këto kompani, jo në pak raste në këto vite, që kur janë bërë pronare të distribucionit pas privatizimit të ish-Elektrokosovës, ndërmarrjes publike të distribucionit të rrymës, kanë shfrytëzuar maksimalisht dhe gjithnjë në dëm të qytetarëve, shpenzues të rrymës së prodhuar në Kosovë, pozitën monopoliste, qoftë në ngritjën e çmimit të energjisë elektrike jashtë çdo logjike të afarizmit, qoftë në reduktimet ekstreme në raste të mungesës së rrymës së prodhuar në kapacitetet vendore, qoftë në shantazhimin e institucioneve për t’i detyruar në jo pak raste për të kompenzuar sasi jo të pakta të rrymës nga importi i shtrenjtë.
Dhe, pak a shumë, se edhe ky vendim që fuqizohet nga dita e sotme, duket të jetë bërë nga pozitat qind për qind monopolizuese të KEDS/KESKO-s dhe me pranimin e bërë lehtësisht nga ZRRE-ja, që edhe kësaj radhe, si në të shumtën e herave deri tani u dëshmua më shumë si “satelit” i dy kompanive turke, se sa si mbrojtës i të drejtave të konsumatorëve kosovarë, që është misioni dhe detyra parësore e tij.
ZRRE, pra edhe tani, lehtësisht, dhe, praktikisht pa ndonjë diskutim dhe as njoftim paraprak ka miratuar kërkesën e KEDS-KESKO-s, që tani shihet se është bërë me “hile” dhe si e tillë do të jetë tejet e dëmshme për shpenzuesit e varfër kosovarë të rrymës. Tani, “hilja”, ose manipulimi i konsumatorëve me vendimin e fundit rreth pagesës së kostos shtesë të konsumatorëve për rikyqje pas shkyqjes si pasojë e mospagesës së faturës qëndron edhe në tekstin e vendimit, gjegjësisht të njoftimit të publikut nga KEDS-KESCO, që ka shumë të panjohura, shumë paqartësi dhe mund të interpretohet në mënyra të ndryshme, por, gjithsesi, në favorin e distributorit dhe të fiurnizuesit.
“KEDS bënë të ditur se vonesat mbi afatet e parapara nga 1 gushti i këtij viti do të kenë edhe kosto shtesë financiare.
“Në këtë kontekst, konsumatorët do të paguajnë edhe një taksë neto prej 15 eurosh që, bashkë me TVSH-në, shkon në 17.7 euro, shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”, u tha në njoftimin e KEDS-KESCO, të bërë vetëm pak çaste para afatit të caktuar për aplikimin e këtij vendimi.
Ndërsa, kulmi i paqartësisë, gjegjësisht interpretimit të dyzuar të përmbajtjes së vendimit, shihet te pasusi më tutje, në njoftim ku thuhet se “shkyçjet nuk janë të lidhura me një shumë të caktuar të borxhit, por me faturën specifike që ka afat kohor se kur duhet paguar”. Ç’janë këto përmbajtje teksti në vendimin e KEDS-KESCO, si e ka pranuar ZRRE-ja një tekst kaq të kamufluar, në dukje i pakuptimtë, por që KESCO-s ia mundëson taksën prej 17,7 eurosh, edhe për konsumatorin e shkyqur që ka faturë të pagesës 2-3 euro, ose disa herë më të vogël së gjoba e KESKO-s. Ç’është kjo ‘faturë specifike”, ose ç’është kjo retorikë e mjegurluar se “shumë e cila është e paraparë sipas Metodologjisë së Taksave të Kyçjes në Rrjetin e Shpërndarjes, po ashtu e aprovuar nga ZRRE-ja”.
Thjesht, me këtë nguti për ta aplikuar një orë e më parë vendimin me plotë paqartësi të KESCO-s dhe me këtë përmbajtje dhe me këtë shumë që realisht është shumë e lartë dhe është kosto shtesë për një numër të madhë konsumatorësh, ZRRE-ja, sikur, deshi ta kompenzojë KESCO-n pas refuzimit të kërkesës së furnizuesit për ngritje të re të çmimit të rrymës në prill të këtij viti. Tani, do të sanksionohen edhe konsumatorët neglizhentë të pagesës së rrymës, por edhe ata, që për shumë arsye, për shumë kohë janë larg shtëpive të tyre.
Prandaj, njohësit e zhvillimeve energjetike në vend, taksën e posa aplikuar nga KEDS/KESCO e vlerësojnë si një ngritje jo të vogël çmimi të energjisë elektrike. Kjo taksë i ngjanë shumë aplikimit, përkatësisht rikthimit të bllok-tarifave, që po ashtu ishte një ngritje e fshehtë e çmimit për një numër enorm të konsumatorëve kosovarë. Dhe, patjetër, siç u deklaruan sot disa ligjvënës të vendit, taksa 17,7 euro do e rëndojnë ndjeshëm gjendjën sociale të një numri të konsiderueshëm kosovarësh. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, ka thënë për medien e vendit se “Qeveria tashmë ka filluar t’i ndëshkoj qytetarët me gjoba për shkyçje dhe rikyçje praktikisht, kur e dimë që pjesa dërmuese, mbi 30% e popullatës është në lëvizje dhe mund të jenë në sezona të caktuara jashtë vendit me muaj të tërë. Në parim, secili që të kthehet pastaj do të thotë për dy muaj apo tre, ka për obligim të paguaj një taksë shtesë të kyçjes nga fillimi”. Edhe Pal Lekaj, anëtar i Komisionit për Ekonomi, Pal Lekaj ka thënë se “pagesa 17, 7 eurosh në rast të shkyçjes është një vendim që dëmton dhe zhvatë padrejtësisht qytetarët e Kosovës”.
Por, sot edhe shumë bashkëbisedues të tjerë, qytetarë të rëndomtë të Kosovës, mendojnë se shuma 17,7 euro taksë për rikyçje në furnizimin e rrymës pas shkyçjes është shumë e lartë dhe është bërë me nguti dhe pa sqarime të domosdoshme për një vendim të këtillë. Po kështu, kanë vërejtje evidente në përmbajtjen e paqartë të tekstit të vendimit, dyzimit të kuptimit për qytetarin e thjeshtë, dhe mosevidentimi i parashikimit të tejkalimit të kuotave, ose të nivelit të borxhit të konsumatorit kur mund të bëhet shkyqja e borxhliut, dhe në asnjë mënyrë nuk veprohet siç është vepruar tani nga KESCO, dhe si është pranuar kështu nga ZRRE-ja.
Të tjera
-
Qytetari ankohet për kolona kilometrike në Podujevë
Rruga Podujevë-Prishtinë, thuajse është ”bllokuar”, nga kolonat e gjata të kr...
-
VV-ja bëhet anëtare e Internacionales Socialiste, e falënderojnë kryeministrin spanjoll për mbështetje
Lëvizja Vetëvendosje është bërë anëtare me të drejta të plota e Internacional...
-
Vetaksident në Sllatinë, lëndohet një person
Pasditen e së shtunës në Sllatinë ka ndodhur një vetaksident. Si pasojë është...
-
Dita Botërore e Gjuhës Rome, Kurti: Historia e saj është shumë e gjatë, me plot sfida për mbijetesë
Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të Gj...
-
Jasharaj i drejtohet Kurtit: Fillove të ndjehesh si sulltan e jo kryeministër – u bërë përçarës e na mashtrove
Rrahman Jasharaj, kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe ...
-
Një 9-vjeçar në mesin e pesë të vdẹkurve nga sụlmi në Magdeburg të Gjermanisë
Policia gjermane ka njoftuar në një konferencë për shtyp se i dyshuari i sulm...
-
Dy orë pritje për hyrje nga Dheu i Bardhë dhe Jarinja
Pritjet për të hyrë në Kosovë nga Pika Kufitare te Dheu i Bardhë zgjasin dy o...
-
Sụlmi në Ibër-Lepenc, Ramadani: Hera e parë që FBI ndihmon Kosovën në rastet ku dyshohet se ka gisht Serbia
Ish-inspektori i përgjithshëm i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Burim Ra...
-
Një muaj paraburgim të dyshuarit për tentim vrạsjen në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë ia ka caktuar masën e paraburgimit pre tridhjet...
-
“7 muaj i ngujuar brenda, vështirë të gjykosh drejtë” – Vokrri thotë se nënkryetarja serbe që u zu duke konsumuar drogë e “manipuloi emocionalisht” Lulzim Hetemin
Nëntë ditë në izolim në objektin e komunës së Leposaviqit, kryetari Lulzim He...
-
Kasanof: Sụlmet si ai në “Ibër-Lepenc” janë ndërtuar qartësisht për të krijuar destabilitet
Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor Alexan...
-
Procesohet subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor
Është procesuar subvencionimi i energjisë elektrike për faturat e muajit ...