Lajme

Bislimi: Përmes udhëheqjes së Arditës, shqiptarët do të shohin ndryshime pozitive për Preshevën

Autori: Gazeta inFokus 12:32 | 31 July 2024

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, e ka uruar për zgjedhjen kryetare të Preshevës, Ardita Sinanin.

Në dedikimin e tij në facebook, Bislimi shprehet se me Sinanin, bashkëpunimi do të jetë i pandashëm, dhe shqiptarët tani do të kenë mundësinë të njohin ndryshime pozitive e të prekshme për Preshevën, transmeton klankosova.tv.

”Në zgjedhjet e fundit Presheva zgjodhi në krye të Komunës Ardita Sinanin, të cilën e përgëzoj për fillimin e marrjes së detyrës. Qytetarët atje treguan një vullnet të qartë politik dhe të modelit me anë të të cilit duan të shohin komunën e tyre duke u qeverisur.

-Advertisement-

Bashkëpunimi do të jetë i pandashëm dhe së bashku do të angazhohemi maksimalisht të hapim mundësi të reja për të ndihmuar bashkëkombasit tanë atje. Është thelbësore që të garantojmë mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të përmirësojmë kushtet socio-ekonomike dhe politike për të gjithë shqiptarët në rajon. Vetëm përmes përpjekjeve të përbashkëta do të mund t’i tejkalojmë sfidat dhe të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Andaj, ky është një moment i rëndësishëm për shqiptarët e Preshevës, të cilët përmes udhëheqjes së Arditës do të kenë mundësi të njohin ndryshime pozitive dhe të prekshme për Preshevën.

Urime Kryetare Sinani!

Urime Preshevë!”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera