Konfirmohen dy vdẹkjet e para në botë nga një infeksion viral tropikal
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 26 July 2024
Në Brazil, Ministria e Shëndetësisë, konfirmoi vdekjen e dy personave për shkak të etheve Oropouche. Këto janë dy rastet e para të vdekjeve nga kjo sëmundje në botë. Oropouche është një infeksion viral tropikal i transmetuar nga mushkonjat dhe është emëruar sipas rajonit ku u zbulua dhe u izolua për herë të parë në 1955 në Laboratorin Rajonal të Trinidadit.
Vdekja e parë u regjistrua më 17 qershor, pacienti ishte 24 vjeç dhe banonte në Valença, ndërsa vdekja e dytë u regjistrua të hënën e kaluar. Ministria e Shëndetësisë po heton gjithashtu një tjetër vdekje të dyshimtë nga ethet Oropouche në Santa Catarina. Pacientët që vdiqën për shkak të etheve Oropuche kishin simptoma të tilla si ethe, dhimbje koke, dhimbje sysh, dhimbje muskulore, të vjella, diarre dhe dobësi. Në të dyja rastet, simptomat më pas evoluan me shenja më serioze si njolla të kuqe dhe vjollcë në trup, gjakderdhje, përgjumje, hipotension dhe një rënie të madhe të hemoglobinës dhe trombociteve në gjak.
Të premten e kaluar, autoritetet braziliane lëshuan një alarm epidemiologjik për të informuar rastet e transmetimit të virusit Orov nga nëna te fëmija gjatë shtatzënisë. Në një deklaratë alarmuese, autoritetet njoftuan se një grua shtatzënë që jetonte në Pernambuco shfaqi simptoma të Oropouche në javën e 30-të të shtatzënisë dhe pas konfirmimit laboratorik të infeksionit, fetusi vdiq.
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se përgjatë këtij viti janë regjistruar 7236 raste të etheve Oropouche dhe deri më sot literatura shkencore botërore nuk kishte raportuar asnjë rast të vdekjeve nga kjo sëmundje.
Të tjera
-
Ardita Sinani njoftim të rëndësishëm qytetarëve në Preshevë për problemin me qentë endacak
Kryetarja e Preshëvës, Ardita Sinani, njofton qytetarët se nga nesër do të fi...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës në Suharekë, Haradinaj: Komunat tona po luftojnë të përparojnë pa mbështetjen e duhur nga niveli qendror
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizi...
-
Dënohen me mbi 12 vjet burgim nëntë të akuzuarit për dëmtim të buxhetit mbi 2 milionë euro
Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim, ka dënuar me 12 vjet e 9 muaj bur...
-
Agim Bahtiri e lëshon edhe këtë deklaratë: Edhe 146 ditë vendi mbetet pa opozitë
Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka befasuar me deklaratën e dhënë së...
-
Kusari-Lila: PDK, gjithçka munden me qenë veç liberalë jo
Shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka th...
-
Ministrja gjermane: Kosova dhe Gjermania po bashkëpunojnë për një Evropë të gjelbër
Ministrja Federale gjermane për Klimë, Anna Lührmann, dhe kryeministri i Koso...
-
Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet “por jo duke krijuar tensione”
Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e ka përkrahjen e Partisë ...
-
Babë e bir dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në Rahovec
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir...
-
Enver Hasani thotë se Vuçiq synon izolimin dhe armiqësimin e mëtejmë të Kosovës me Perëndimin me 7 pikat e tij
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhëni...
-
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Dragan Nikolliq nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë ...
-
Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekr...
-
Këtë vit, mbi 3 mijë e 300 kosovarë kërkuan azil në BE
Numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Kosovës në një vend të Bashkimit E...