AAK organizon tryezë me bashkatdhetarë, diskutojnë për prioritetet për Diasporën në programin e saj zgjedhor
Autori: Gazeta inFokus 18:26 | 25 July 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka zhvilluar sot një diskutim përmbajtësor me bashkardhetarë në selinë e partisë, ku janë diskutuar prioritetet për Diasporën të cilat do të përfshihen në programin zgjedhor të saj.
Haradinaj ka thënë se në takim janë diskutuar tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë.
“Sot në selinë e Aleancës zhvilluam një diskutim përmbajtësor me bashkatdhetarë, me të cilët diskutuam për prioritetet e Aleancës për diasporën në programin zgjedhor 2025-2029. Gjatë diskutimit u trajtuan shumë tema me rëndësi për afirmimin e rolit të diasporës në Kosovë si dhe përmirësimin e shërbimeve dhe përmbushjen e kërkesave në vendet ku jetojnë, për ta forcuar edhe më tej lidhjen e tyre me atdheun”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka treguar se janë miratuar qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor 2025-2029.
“U miratuan qëndrimet programore që do të përfshihen në programin zgjedhor të Aleancës 2025-2029, disa prej të cilave janë me sa vijon;
1. Forcimi i pozitës vendimmarrëse të diasporës në Kosovë;
2. Krijimi i lehtësirave fiskale dhe doganore, me legjislacion të ri, për investime kapitale nga diaspora;
3. Rritjen e aktiviteteve arsimore e kulturore në diasporë. Do të përpilohen programe specifike për qytete apo rajone ku ka përqendrim të madh të shqiptarëve për mësim të gjuhës shqipe, si veprime për parandalimin e asimilimit dhe harresës së gjuhës amtare.
4. Hartimi dhe miratimi sa më parë i Ligjit për Diasporën”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka thënë se AAK gjatë tërë sezonës verore do të vazhdojë me takime e aktivitete të ndryshme me bashkatdhetarë.
“Aleanca gjatë tërë sezonës verore, do të vazhdojë me takime e aktivitetite të ndryshme me bashkatdhetarët që këto ditë i kanë dhënë hijeshi Kosovës dhe kanë sjellë një energji të re në vend”, ka përfunduar Haradinaj.
Të tjera
-
Qalaj: Ura e Ibrit duhet të hapet “por jo duke krijuar tensione”
Hapja e Urës së Ibrit për qarkullim të automjeteve e ka përkrahjen e Partisë ...
-
Babë e bir dënohen me 36 vjet burgim për vrasjen e ndodhur në Rahovec
Gjykata Themelore në Gjakovë i ka shpallur fajtorë babë e bir, Enver dhe Emir...
-
Enver Hasani thotë se Vuçiq synon izolimin dhe armiqësimin e mëtejmë të Kosovës me Perëndimin me 7 pikat e tij
Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese dhe Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhëni...
-
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Dragan Nikolliq nga Leposaviqi shpreson se do të mund të kthehet në Policinë ...
-
Arrestohet anëtari i VV-së në Podujevë pasi e sulmoi sekretarin e degës së LDK-së
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Podujevë, ka njoftuar mbrëmë se sekr...
-
Këtë vit, mbi 3 mijë e 300 kosovarë kërkuan azil në BE
Numri i kërkesave për azil nga shtetasit e Kosovës në një vend të Bashkimit E...
-
Osmani pas takimit me ministren gjermane: Gjermania e mbështet integrimin euroatlantik të vendit tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani priti sot në takim Ministre...
-
Ish-komandanti i NATO-s: S’është çudi që ka tensione në Kosovë, Hill njeriu i duhur për ta tërhequr Serbinë drejt Perëndimit
“Si ta mbajmë Putinin dhe Xi-në jashtë Ballkanit”. Ky është titulli i një kom...
-
“Bio Mulaku” lirohet nga paraburgimi
Nazmi Mulaku, i njohur si “Bio Mulaku” është liruar nga paraburgimi. Këtë ...
-
Vdes veterani i UÇK-së Ekrem Metushi
Sot është ndarë nga jeta, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ekrem Me...
-
Aliu thotë se banimi i përballueshëm shkoi edhe në Komunën e Istogut
Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu,...
-
Ndahen mjete shtesë për ndërtimin e 11 shtëpive në veri
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka ndarë mj...