Lajme

Temperaturat në rënie, sot priten rrebeshe shiu-ShKShMK-ja me këshilla si të bëhet menaxhimi i rrezikut gjatë vetëtimave

Autori: Gazeta inFokus 06:53 | 24 July 2024

Ndryshim i situatës meteorologjike pritet ditën e mërkurë. Nga mëngjesi paraqiten vransira, që vijnë duke u shtuar.

Nga mesdita rrebeshe e bubullima fillojnë të përfshinë vendin, së pari nga pjesë veriore e më pas në pjesët tjera. Lokalisht rrebeshet mund të jenë më të shprehura, të shoqëruara me erëra çasti dhe breshër. Deri në mbrëmje të reshurat largohen nga vendi, e vransirat shpërndahen, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale zbresin në 17C e 20C, ndërsa maksimalet, paksa më të ulëta, shkojnë deri në 27C e 30C. Era frynë mesatare nga veriu e verilindja 5-9m/s, e në çaste goditjet e erës arrinë shpejtësi deri në 20m/s.

-Advertisement-

Nga dita e enjtë parashihet mot më stabil, kryesisht me diell. Të enjten mundësi për riga shiu paraqiten përreth viseve malore. Temperaturat zbresin në 26C e 27C, derisa në fundjavë sërish marrin trend të rritjes, në 28C e 32C, ditën e diel.

Shërbimi i Kërkimi-Shpëtimit Malor të Kosovës ka dhënë këshilla se si të bëhet menaxhimi i rrezikut gjatë vetëtimave.

Me anë të një postimi në Facebook, ShKShMK-ja ka rënditur gjërat që duhet t’i shmangi gjatë vetëtimave.

Postimi i plotë:

Menaxhimi i rrezikut gjatë vetëtimave.

Stuhitë në bjeshkë janë një përvojë emocionuese, përderisa jeni të sigurt brenda një strehe ose shtëpisë bjeshkatare. Megjithatë, kur në ambient të hapur, na zë stuhia me rrebesh të shiut, breshër dhe vetëtima, atëherë të gjithë pendohemi që nuk jemi kthyer me kohë.

Në qoftë se kjo ndodh, qasja më e mire është shmangia e zonave të rrezikshme duke pritur që stuhia të qetësohet. Edhe pse, është taktikë më e mire, që të planifikohet më përpara, në menyrë që të arrini të sigurt para stuhisë

-Mbrojtje nga goditjet e drejtpërdrejta të rrufesë

-Mbrotja nga rrymat tokësore, të shkaktuara nga goditja e rrufesë

-Mbrojtja nga goditjet e drejtpërdrejta të rrufesë

Gjërat që duhet shmangur

-Drunjtë e mëdhenj, të vetëm.
-Shtyllat elektrike dhe teleferikët.
-Rrugët ujore.
-Majat, kreshtat dhe të çarat.
-Objektet nga metali (p.sh. via ferrata, kabllot, shkallët).

Strehohuni dhe qëndroni galiç nën një pikë e cila është afërsisht 10 herë me e lartë se ju. Uluni në litar (nëse është i terur) ose në çantën e shpinës, rreth 2 metra nga faqja e shkëmbit. Mos u mbështetni në shkëmb.

Edhe në qoftëse jeni ulur galiç, relativisht larg nga pika më e lartë, rryma elekrike e cila kalon nëpër tokë, mundet ende të ju godasë.

Rrymat e tilla tokësore, kanë prirje që të kërcejnë depresionet e vogla malore, të udhëtojnë përgjatv pikave më të ulëta të strehëve shkëmbore, të përcjellin të çarat vertikale etj.

Mbrohuni nga rrymat tokësore duke mos u strehuar nën strehët e vogla shkëmbore ose në depresionet e vogale malore dhe të çarat vertiklale.

Ngjashëm, strehohuni në shpellë, vetëm nëse mund të uleni së paku një metër larg nga muri I prapmë dhe njëkohësisht të zvogëloni kontaktin me tokën (izolohuni duke u ulur mbi litar dhe / ose në rroba.

Para çdo aktiviteti ju lusim ti shikoni paralamerimet nga Instituti HIdrometereorlogjik i Kosovës ( https://ihmk-rks.net ) apo platformat dhe aplikacionet e ndryshme për parashikimin e motit ( Windy, Meteoblue, etj ).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera