SBASHK-ende pa vendim për grevë në shtator
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 21 July 2024
Ndryshe nga sektori privat, në atë publik, siç është arsimi, kërkesa e vazhdueshme mbetet rritja e pagave. Por Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës, ende nuk është në një mendje, nëse nga shtatori do të ketë grevë në arsim
Kreu i saj, Rrahman Jasharaj, deklaron se do të ketë grevë, por Ymer Ymeri, koordinator për organizim të brendshëm në SBASHK, deklaron se ende nuk ka një vendim në lidhje me këtë çështje.
Në Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, nuk ka ujdi nëse në shtator do të ketë grevë. Megjithatë, në SBASHK pajtohen se duhet të ketë rritje të pagave për mësimdhënësit.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i tha RTK-Radios se kërkesa ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë është e vazhdueshme.
“Sindikata e Arsimit ka pritur që Qeveria, Kurti, dhe në veçanti ministrja e Arsimit, Arberie Nagavci, të marrin mësim nga greva e tmerrshme e vitit 2022. Por, fatkeqësisht nga ajo kohë ata kanë vazhduar me qasjen e njëjtë të gabuar ndaj dialogut me sindikatat. Dhe, nuk kam pse ta fsheh, që një grevë në muajin shtator është e mundshme të ndodhë. Kjo pasi gjithnjë e më shumë po rriten kërkesat nga anëtarësia që të kemi veprime sindikale në shtator””, tha Rrahman Jasharaj, kryetar I SBASHK-ut.
Por, ndryshe nga Jasharaj, koordinatori për organizim të brendshëm në SBASHK, Ymeri Ymeri, thotë se deri më tani në këtë sindikatë nuk kanë pranuar asnjë kërkesë për grevë. Sipas tij, tash për tash, mësimi pritet të fillojë në muajin shtator.
“Prandaj duke marrë parasysh se për me shpallë një grevë don një procedurë, është një Ligj i Grevës që ka një procedurë, mund të them përgjegjësi të plotë se 1 shtatori do të fillon. Pastaj sa i përketë grevës së mësimdhënësve do të filloj mësimi ashtu siç është i paraparë. SBASHK-u nuk ka paraparë që me 1 shtator të filloj me ndonjë grevë por mësimi do të vazhdoj ashtu siç e ka paraparë Ministria e Arismit”, tha Ymer Ymeri, koordinator për organizim të Brendhshëm në SBASHK.
Ndërkohë, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, deklaron se me protestën e 1 majit, sindikata i bëri të qarta kërkesat. Njëra ndër to është ngritja e koeficientit.
“Ne publikisht me datë 1 maj përmes një proteste i kemi bërë publike kërkesat tona para Qeverisë. Njëra ndër to është rritja e koeficientit, pasi vite më parë krahasuar me vendet e rajonit krenoheshim me pagat tona e tani jemi me pagat më të ulëta”, tha Rrahman Jasharaj, kryetar I SBASHK-ut.
Besnik Dragusha, kryetar i Këshillit të Prindërve të Kosovës, në përgjigje për RTK-në, deklaroi se sa u përket informacioneve për mundësinë e grevës në arsim në muajin shtator, nuk ka informata, prandaj Këshilli do të kërkojë takim me kreun e SBASHK-ut për më shumë informacion.
Të tjera
-
“Kjo është një katastrofë e përmasave epike” – Përmbytje të mëdha në Europën Qendrore
Në disa zona në jug të Austrisë shpallet gjendje e jashtëzakonshme prej vërsh...
-
Viktor Orban kundër të gjithëve në Strasburg
Orban kundër të gjithëve! Nëse nuk ju ka mjaftuar përballja mes Donald Trump ...
-
Kurti sot merr pjesë në përurimin e investimeve në shkollën “Metush Krasniqi” në Roganë të Kamenicës
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të marrë pjesë sot në p...
-
Ministria e Infrastrukturës dhe ajo e Arsimit shënojnë ‘Ditën Ndërkombëtare Pa Makina’
Ministria e Infrastrukturës, së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe Policinë s...
-
Punëtorët teknikë të Kuvendit sot hyjnë në grevë, kërkojnë rritje pagash
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës sot do të fillojnë grevën, si reagim...
-
Trump sërish në shënjestër të një atentati? Si reagoi autori kur u kap nga policia, prokurori: Ai e dinte që …
Personi i arrestuar në lidhje me një atentat ndaj ish-presidentit Donald Trum...
-
Tentativa e 2-të, FBI: Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat” në Florida
FBI tha se Donald Trump “duket se ishte objekt i një përpjekjeje për atentat”...
-
Sulmi i dytë me armë ndaj Trump, reagon Biden: Dhuna politike nuk ka vend në SHBA…
Presidenti Biden dënoi atë që e konsideron si “dhunë politike” pas atentatit ...
-
Kuvendi shënon Ditën e Demokracisë
Me moton globale “Qeverisja efektive e Inteligjencës Artificiale në të gjitha...
-
Moti sot me diell e vranësira
Instituti Hidrometeorologjik ka paralajmëruar mot të vranët e me reshje shiu ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Kurti do më shumë vota se në vitin 2021: Rezultati duhet të përsëritet e të tejkalohet
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kërkuar më shumë mbështetje në zgjedhj...