Sport

‘Topi i Artë’/ Kryeson ylli i Realit, ja kush janë katër kandidatët për fitimin e çmimit

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 17 July 2024

Katër lojtarë janë favoritë për të fituar “Topin e Artë”.

Kjo u konfirmua nga prestigjiozja franceze “L’Equipe”, e cila e krijoi si çmim në vitin 1956.

Në listë për të fituar çmimin më të rëndësishëm individual janë Vinicius Junior, Jude Bellingham, Rordi dhe së fundmi është shtuar edhe golashënuesi më i mirë i Kupës së Amerikës, Lautaro Martinez.

-Advertisement-

Sulmuesi argjentinas, ka shkëlqyer këtë sezon me Interin, por edhe me kombëtaren e tij.

26-vjeçari ishte vendimtar me golat e tij në Kupën e Amerikës, ndërsa shënoi edhe në finalen ndaj Kolumbisë, për t’i dhënë trofeun Argjentinës.

“Topi i Artë” do të jepet më 28 tetor të këtij viti dhe pas Messi-t, çmimi mund të fitohet nga një tjetër argjentinas.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera