Uncategorized

Kina, e gatshme të punojë për pajtimin ndërmjet fraksioneve palestineze

Autori: Gazeta inFokus 17:16 | 16 July 2024

Ai ritheksoi se Kina ka mbështetur gjithmonë pajtimin dhe bashkimin ndërmjet fraksioneve palestineze përmes dialogut e konsultimeve.

Lin i bëri komentet në përgjigje të njoftimeve të medias se zyrtarë të lartë të Lëvizjes Çlirimtare Kombëtare Palestineze (Fatah) e Lëvizjes Palestineze të Rezistencës Islamike (Hamas) do të takohen në Pekin gjatë kësaj fundjave.

Kina do të publikojë informacionet përkatëse në një kohë të përshtatshme, bëri të ditur zëdhënësi.

-Advertisement-

Ai shtoi se Kina e palët përkatëse palestineze po punojnë për të njëjtin qëllim dhe Pekini është i gatshëm të forcojë komunikimin e koordinimin me të gjitha palët në përpjekjet e përbashkëta për të siguruar pajtimin ndërpalestinez.

Rivalët palestinezë, Fatah, i drejtuar prej presidentit Mahmoud Abbas, dhe Hamas, autoriteti që qeveris në Gazë, mbajtën bisedime në Pekin në prill, duke zhvilluar një dialog të thelluar e të sinqertë për promovimin e pajtimit.

“Të dy palët shprehën plotësisht vullnetin e tyre politik për realizimin e pajtimit nëpërmjet dialogut e konsultimit, patën diskutime për shumë çështje specifike dhe bënë përparim inkurajues,” tha në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës pas bisedimeve.

Të dyja palët vlerësuan lart mbështetjen e vendosur të Kinës lidhur me kauzën e drejtë të popullit palestinez për rivendosjen e të drejtave të tij të ligjshme kombëtare, falënderuan palën kineze për përpjekjet e saj për të ndihmuar në forcimin e unitetit të brendshëm palestinez dhe arritën konsensus për zhvillimin e dialogut të ardhshëm, theksohet në deklaratën e prillit. (Zhang Yan/Artan)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera