Stoltenberg kundër planit të Polonisë: NATO nuk do të përfshihet drejtpërdrejt në luftën me Rusinë
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 15 Korrik 2024
Jens Stoltenberg është shprehur kundër planit të Polonisë për të përdorur sistemet e mbrojtjes ajrore me qëllimin e rrëzimit të raketave ruse mbi territorin e Ukrainës. Reagimin e tij, shefi i NATO-s e bëri për mediat ukrainase.
“NATO do të mbështesë Ukrainën, dhe ne tani kemi rritur mbështetjen tonë. Por politika e NATO-s është e pandryshuar, ne nuk do të përfshihemi në këtë konflikt. Ne nuk do të bëhemi pjesë e konfliktit. Pra, ne mbështesim Ukrainën në shkatërrimin e avionëve rusë, por NATO nuk do të përfshihet drejtpërdrejt”.
Stoltenberg konfirmoi qëndrimin e tij se “Ukraina ka të drejtë të sulmojë objektivat legjitime ushtarake në territorin e Rusisë, vendit agresor”.
Ai vuri në dukje se “vende të ndryshme kanë vendosur kufizime të ndryshme në përdorimin e armëve që i ofrojnë Ukrainës”.
Në të njëjtën kohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti lejen e dhënë nga SHBA për të përdorur raketa amerikane për të goditur territorin rus pranë kufirit me Ukrainën në rajonin e Kharkiv.
Sakaq, në horizont është shfaqur plani i Kryeministrit të Hungarisë Viktor Orban për dhënien fund të luftës në Ukrainë. Këtë fakt e ka vërtetaur Drejtori Politik i Viktor Orban.
“Kryeministri i informoi me shkrim liderët e Këshillit Evropian për negociatat, përvojat e fazës së parë të misionit paqeruajtës dhe propozimet hungareze: nëse Evropa dëshiron paqen dhe dëshiron të luajë një rol vendimtar në zgjidhjen e luftës dhe përfundimin e gjakderdhja, tani duhet të zhvillohet dhe të zbatojë një ndryshim drejtimi”, tha Balaz Orban, krahu i djathtë i kryeministrit hungarez Viktor Orbán, për mediat hungaraze.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























